Korridori VIII po merr formë- Punimet në Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të shpejta
Përshpejtohen punimet në kantierin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Për ndërtimin e këtij aksi, pjesë e Korridorit VIII, po punohet paralelisht në disa lote. Krahas ndërtimit të trupit të rrugës punohet edhe për ngritjen e veprave të artit, ku parashikohen disa të tilla të rëndësishme. Pjesë e projekti, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, por njëkohësisht shkurton distancës edhe mes kryeqytetit dhe zonës juglindore, është edhe mbrojtja lumore. Më 27 janar të këtij viti nisën punimet edhe në aksin Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII. Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi pak ditë më parë se puna ka nisur me 18 kilometrat e parë, Elbasan-Papër-Ura e Grykshit, dhe brenda pak javëve punimet janë përshpejtuar. Rruga shtrihet përgjatë luginës së lumit Shkumbin dhe pothuajse do të jetë në një gjurmë të re, duke mos krijuar kështu asnjë problematikë në lëvizjen e mjeteve gjithë kohës kur do të kryhen punimet. Gjatësia totale e aksit rrugor Elbasan – Qafë Thanë është 50,12 km, ku do të ketë lidhje edhe me autostradat e tjera që po ndërtohen, Kashar-Lekaj apo bypass-in e Elbasanit. Sipas dokumentit të rishikuar të Politikave Prioritare 2025-2027, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare në gusht të 2024-ës fatura për ndërtimin e Elbasan – Lekaj është parashikuar të jetë 360 milionë euro. Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit 8 dhe parashikohet të përfundojë deri në fund të vitit 2027. Investimi, konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë aksin Durrës–Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.
Sondazh

“Radhën e kanë automjetet”- Trump paralajmëron tarifa për makinat në muajin Prill
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump vijoi me kërcënimet e tij tarifore, duke thënë se taksat për automobilat do të vendosen shumw shpejt, si......

Tranzicioni i sektorit energjetik, kosto 4.5 mld euro- Syla: Kosovë, rruga e vështirë drejt energjisë së ripërtëritshme
Tranzicioni energjetik, për eliminimin e përdorimit të qymyrit deri në vitin 2050, do t’i kushtojë Kosovës 4.5 miliardë euro. Kosova po mundohet që ta arrijë......

Modeli i fletës së votimit për votuesit nga jashtë- Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Konstituohen 81 KZAZ në vend
Komisioni Rregullator ka miratuar karakteristikat teknike të fletës së votimit për zgjedhësit me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për......

Kompanitë celulare nën hetim për abuzim me tarifat Helshani: Rritje e pajustifikuar, deri në 9 euro më shtrenjtë se rajoni
Komisioni i Konkurrencës së fundmi ka vendosur nën hetim dy kompanitë celulare Vodafone Albania dhe One Albania, pas ankesave për rritjen e çmimeve të......

Rama: Eurobondi, investitorët ofruan 5.7 herë më shumë se nevoja jonë-“Për obligacionet 10-vjeçare, normat më të ulëta të interesit për Shqipërinë”
Shqipëria ka emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro, me afat maturimi 10-vjeçar dhe normë interesi 5%. Në një postim në rrjetet sociale,......

Balluku inspekton punimet për rehabilitimin e aksit Kombinat-Ndroq-Plepa: Lehtëson lëvizjen dhe nxit zhvillimin e zonës
Në kantierin për rehabilitimin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa, loti 1, janë realizuar afro 25% e punimeve fizike. Ky lot ka një gjatësi prej 4.8......

Eurobondi 650 mln euro, me kupon 4.75%- Ministria e Financave: Më i suksesshmi i emetuar deri më tani
Më 11 shkurt 2025, Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro. Ky......

Hoteleri-turizmi, i “etur” për financim- Raporti i BSH: Interesat e kredive mbi 35 mln lekë shënuan uljen më të madhe
Viti që lamë pas u mbyll me një kërkesë të lartë për financim nga bizneset, në kuadër të zgjerimit të shpejtë të aktivitetit ekonomik, nevojës për rritjen e......