Korridori i VIII, punimet ecin normalisht/ Rama: Projekt strategjik, në rrjetin europian të rrugëve

Punimet në Korridorin e VIII po vijojnë normalisht në të gjithë gjatësinë e tij prej 35 kilometrash, përjashtuar aksin në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës”, ku për shkak të rrëshqitjes, po punohet për të ndërtuar një aks paralel. Gjatë inspektimit në këtë aks dhe në diskutimin me përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse dhe banorët e zonë, Kryeministri Edi Rama theksoi se Korridori i VIII ka rëndësi strategjike dhe bashkë me portin e ri të Durrësit, garanton një aks tjetër lëvizje të mallrave dhe të njerëzve nga lindja drejt perëndimit.
“Korridori i 8 ka qenë një korridor prej kohësh i kuptuar dhe i deklaruar strategjik për vendin tonë, por nuk ka qenë i pranuar nga BE si një korridor evropian dhe arsyeja ka qenë se jo të gjitha vendet e BE e dëshironin këtë korridor, dhe ka pasur gjithmonë refuzim nga ana e BE për ta përfshirë atë në korridoret evropiane sepse i jep një korridori vlerën si një aset i BE. Dhe duke qenë një aset i BE, korridori bëhet i financueshëm nga fondet europiane. Faktikisht ka qenë puna jonë, diplomacia jonë, që në samitin e zhvilluar në tiranë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor disa vite më parë, ky korridor u fut në rrjetin europian të korridoreve. Dhe duke u bërë kjo, u vulos rëndësia strategjike e tij, i cili faktikisht së bashku me portin e ri të Durrësit, garanton një aks tjetër lëvizje të mallrave dhe të njerëzve nga lindja drejt perëndimit. Një aks të drejtpërdrejtë, më të shpejtë, me kosto më të ulët dhe me efikasitet më të lartë në çdo aspekt. Korridori i 8 është përfshirë në forcat lëvizëse të forcave të NATOS çka ia rrit më shumë vlerën. Përpjekja jonë edhe për ndërtimin e një krahu ushtarak të portit do ta bëjë korridorin edhe më të rëndësishëm dhe do të rrisë vlerën e tij por edhe vlerën e pronës dhe impaktin e tij ekonomik dhe social. Do ta bëjmë sa më shpejt por do ta bëjmë mirë.”
Ndërsa Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dha më shumë detaje të punimeve në Korridorine VIII.
“Korridori i 8 është 33 km i kontraktuar, ka 8 faza dhe në të 8 fazave ka ecuri normale dhe nuk ka pasur asnjë ndalesë në punimet e tij. E vetmja ndalesë ka qenë në këtë aks, 150 m dhe ky aks do ketë ndalesë derisa ARRSH të bëjë rrugën sekondare që është rreth 1.3 km. Ky është një nga veprat më të mëdha infrastrukturore që e fut në një fazë të re zhvillimi sepse bën edhe ndërlidhjen ekonomike me vendet e tjera të Ballkanit. Presim që brenda 1 vitit përveç këtij segmenti këtu, të kemi mbylljen e segmenteve të tjera.
Për shkak të një rrëshqitjeje, aksi Librazhd- Pogradec u bllokuar prej 10 ditësh dhe më pas Autoriteti Shqiptar Rrugor përmes një rruge provizore ne gjurmën e Korridorit, mundësoi sërish aksesin e lëvizshmërisë së mjeteve.
Karakaçi: Do ndërtohet rruga alternative. Punimet për Korridorin VIII vijojnë me ritmetë kënaqshme
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektuan aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Në fjalën e tij,......
Kryeministri Rama inspekton aksin Librazhd - Prrenjas: Rrëshqitje nga faktor gjeologjik
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas. Rama deklaroi se situata është përdorur për spekulime dhe manipulime në......
Ministri Hoxha takim me Ambasadorin Gonzato: Shqipëri-BE, marrëdhënie gjithnjë e më të afërt
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha takoi Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato. Në një postim në X, Hoxha jep detaje mbi takimin. "Kur bëhet fjalë për çështjet......
Koflikti ka rritur primet e sigurimeve detare/ Një prim rreziku lufte për anije ka shkuar 7.5 mln dollarë
Ndërsa konflikti në Gjirin Persik zgjerohet, primet e sigurimit detar për mbulimin e luftës po rriten - në disa raste me më shumë se 1000%. Ky është një......
Bankingu digjital po transformon shërbimet financiare/ Qytetarët e bizneset gjithnjë e më shumë drejt kanaleve online
Përdorimi i shërbimeve bankare online po fiton gjithnjë e më shumë terren në Shqipëri. Të dhënat e fundit tregojnë se qytetarët dhe bizneset po zgjedhin......
Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri? Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues
Sa nxënës ka për çdo mësues në gjimnazet shqiptare? Ky është një tregues që pasqyron jo vetëm sa të mbushura janë klasat, por edhe sa mbështetje mund të......
Profili i mësuesit në Shqipëri/ Rreth 43 vjeç mosha mesatare, 75% gra dhe vetëm 36% të kënaqur më pagën
Mësuesit mbeten faktori më i rëndësishëm në cilësinë e arsimit dhe në zhvillimin e brezave të rinj. Në një kohë kur teknologjia, inteligjenca artificiale dhe......
Humbjet e energjisë në rrjet ranë me 1.3%/ Ulja më e madhe në transmetim, përmirësohet edhe shpërndarja
Humbjet e energjisë elektrike në rrjet vijuan të ulen edhe gjatë vitit 2025, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave. Humbjet arritën në......


