Korporata e Investimeve, iniciativa për rritje ekonomike - Kokona: Do vazhdojë të avancojë misionin e zhvillimit të qendrueshëm
Korporata e Investimeve Shqiptare, organizoi forumin e parë të biznesit duke konceptuar nxitjen e diskutimeve strategjike dhe për të përforcuar partneritetet që mbështesin rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qendrueshëm të Shqipërisë.
Mirela Kumbaro Ministre e Mjedisit dhe Turizmit
“Tendenca e rritjes ekonomike në turizëm si një kontekst që i përfshin të gjitha, nuk mund të lejoj jashtë vëmendjes shumë asete publike. Na mungonte instrumenti, na mungonte korniza ligjore, por na mungonte dhe program. Dhe AIC po i bën të mundura edhe duke i dhënë shtetit, rrolin që i takon jo thjeshtë në trajtimin e aseteve publike qofshin këto prona, toka, si asete që mund të jap po si asete që mund t’i përdor. Në të ciliat shteti të ruaj dhe të luaj rolin e atij që sovrani na ka dhënë. Të orientoj, të kontrolloj, të rregulloj dhe ta çoj vendin, drejt asaj që i kemi premtuar.”
Sipas kreut të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduart Shalsi, Korporata e Investimeve Shqiptare ka dhënë një kontribut të vyer në misionin e saj.
Eduart Shalsi Kryetar i Komisionit të EKonomisë dhe Financave
“Me garën e fundit të shpallur, të projekteve, që tashmë i kanë shpallur pjesa e investitorëve, dëshmon se AIC, është pikërisht drejt misionit për të cilën u nis në krye të herës. Dhe me shumë interes tashmë arrihet të diskutohet për mjete, instrumenta, produkte, qoftë në mënyrën e financimit, qoftë edhe për të rivitalizuar atë pjesë të aseteve publike që kanë fjetur për një kohë të gjatë, edhe askush më parë nuk kishte pasur kurajon, të mendonte se si të shfrytëzoheshin”.
Forumi synoi të theksojë potencialin strategjik të Shqipërisë si një qendër për iniciativa ekonomike të qëndrueshme dhe transformimin teknologjik.
Elira Kokona Drejtoreshë e Korporatës së Investimeve Shqiptare
“AIC ka vendosur të ndërmarrë një iniciativë të rëndësishme, që do të vazhdojë të avancojë misionin tonë për të mundësuar rritjen e bashkëpunimit. Sot ne të gjithë patëm një ditë të suksesshme, shumë frytdhënëse, të forumit të parë të biznesit të organizuar nga Korporata e Investimeve Shqiptare.
Sondazh

Hyrja e plotë në Schengen pasuron Bullgarinë - Përfitimet financiare do të arrinin rreth 830 milionë euro
Bullgaria do të përfitonte rreth 830 milionë euro në vit si rezultat i pranimit të plotë në zonën pa kufij Schengen, sipas Institutit vendas të Kërkimeve......

Cilat janë programet e reja për bujqësinë? Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në DATAROOM: Vitin tjetër shpallim Garanci Sovrane
Bujqësia shqiptare pritet që t’i nënshtrohet ndryshimeve të forta vitet e ardhshme pasi parashikohet që të prezantohen një seri programesh të reja......

Forumi i Biznesit i AIC, Kumbaro: Ja dolëm ta kthejmë turizmin në industri
“Tashmë mund të flasim për industri turistike shqiptare. Në një kohë që jo më shumë se 15 vite më parë nuk bëhej fjalë as për turizëm.” Deklarat i përket......

Rritje e të ardhurave për kompanitë zvicerane – Arsyeja, kërkesa e fortë nga SHBA për produktin kryesor të vendit!
Watches of Switzerland Group ka zbuluar rezultatet e gjysmës së parë të vitit financiar 2025 (H1 VF25), për 26 javët e përfunduara më 27 tetor 2024. Të......

Analiza/ Krizat politike në Francë dhe Gjermani: Telashe të mëdha për ekonominë e sëmurë të Europës!
Një vakum politik në Francë dhe Gjermani, dy lojtarët më të mëdhenj dhe më me ndikim të BE-së, sjell telashe për një ekonomi tashmë të sëmurë europiane.......

Meksika sekuestron sasi rekord droge me vlerë 400 milion dollarë pas kërcënimit tarifor të Trump!
Trupat meksikane kanë sekuestruar një sasi rekord të pilulave fentanyl në shtetin verior të Sinaloa, ekuivalente me më shumë se 20 milionë doza të drogës.......

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, caktohet 11 maj 2025 - Firma e kreut të shtetit pas konsultimeve me partitë politike dhe KQZ
Këtë të enjte, President ii Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj nxorri dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për vitin e ardhshëm. Referuar dekretit,......

Studimi: ¼ e të ardhurave të muzikantëve do të humbasin nga AI deri në vitin 2028!
Në vetëm katër vjet, një e katërta e muzikantëve mund të kenë të ardhurat e tyre financiare të kërcënuara nga muzika e krijuar nga AI. Statistikat alarmante......