Koreja kryeson importet e makinave në Shqipëri - DPSHTRR: Tregu i automjeteve po rritet dhe diversifikohet

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi regjistrimet e automjeteve për periudhën Janar–Nëntor 2025. Tregu shqiptar i automjeteve po tërheq prodhime nga disa prej shteteve më të mëdha e më të zhvilluara në industrinë e automobilave.
Origjina e mjeteve të importuara kryesohet nga Republika e Koresë me 21.4%, e cila vijon të mbajë peshën më të madhe në treg, duke reflektuar rritjen e kërkesës për markat koreane, të njohura për teknologjinë moderne dhe efikasitetin në konsum. Më pas renditet Gjermania me 15.6%, pasi prodhimet gjermane mbeten ndër më të kërkuarat, falë reputacionit për cilësi dhe qëndrueshmëri afatgjatë.
Rritje të dukshme paraqet edhe prania e mjeteve me origjinë nga Italia që zë një peshë prej 15.4% të importit të mjeteve. Po kështu, automjetet kineze po marrin terren gjithnjë e më shumë, duke reflektuar rritjen e konkurrueshmërisë së tyre në tregun global prej 9.1%.
Nga ana tjetër, Zvicra përfaqësohet prej 8.4%. Automjetet amerikane vijojnë të kenë praninë e tyre prej 8%.
Diversifikimi i origjinës së automjeteve tregon për një qasje të qytetarëve ndaj opsioneve të reja, më moderne dhe më efikase.
Prurjet e shumta nga tregje të ndryshme ndërkombëtare janë një tregues pozitiv i dinamizmit të sektorit dhe i standardeve të reja të mobilitetit në vend. Këto të dhëna konfirmojnë për një treg në rritje, i cili po pasqyron zgjedhjet dhe preferencat e konsumatorëve shqiptarë.
Ndërkaq DPSHTRR udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të kryejnë kontrolle periodike të mjetit që posedojnë dhe përpara se të importojnë një mjet të kryejnë “Verifikimin e Kategorisë Mjedisore”.
Dhoma Amerikane, rezerva për “Paqen Fiskale” - “Rrezikon konkurrencën e ndershme dhe legalizon kapitalin e dyshimtë”
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka rezerva sa i takon paketës së paqes fiskale. Referuar këtij institucioni, marrëveshja në fjalë paraqet rrezik i lartë për......
Valë protestash në Bullgari - Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe reforma në drejtësi
Mijëra qytetarë bullgarë protestuan kundër qeverisë së pakicës në vend. Sipas tyre, qeveria ka dështuar në luftën kundër korrupsionin endemik në shtetin më......
Ekonomia shqiptare ul barrën e borxhit të jashtëm - Rreth 10.37 mld euro, ndërsa raporti ndaj PBB-së shënon rënie të fortë në 38.9%
Borxhi i Jashtëm Bruto i Shqipërisë ka shënuar një ulje të ndjeshme gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, niveli i......
Tregu i punës humbet 11 mijë të rinj në një vit/ Punësimi në terma absolute përjeton tkurrje në tremujorin e tretë 2025
Rreth 6,500 persona të moshës 15 vjeç e lart kanë dalë nga tregu i punës përgjatë një viti, tregojnë të dhënat më të fundit të INSTAT, ndonëse norma e......
Trump prezanton programin “Gold Card” - Viza të përshpejtuara me një kosto prej 1 milion dollarësh
Administrata e Presidentit Donald Trump ka prezantuar zyrtarisht programin e vizave “Trump Gold Card”, që u ofron të huajve një rrugë të shpejtë për të marrë......
Fed ul normën e interesit - Kryetari Powell kërkon të rikthejë stabilitetin ekonomik para largimit
Rezerva Federale njoftoi një ulje të normës bazë të interesit me një çerek pikë përqindjeje, ose 25 pikë bazë, duke e çuar intervalin e synuar në......
Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Franga forcohet – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë mëngjes të regjistrojë rënie të vlerës pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 82.2 lekë dhe është shitur......
Rregulla të reja për punësimin sezonal - Në Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi nga 1 janari 2026
Nga 1 janari 2026, në Maqedoninë e Veriut hyn në fuqi Ligji për Punësimin e Personave, një rregullore e re që synon të formalizojë punësimin sezonal dhe të......





