Korea kryeson tregun e automjeteve në Shqipëri - Gjatë vitit të kaluar 21,4% të makinave erdhën nga ky shtet

Tregu i automjeteve në Shqipëri gjatë vitit 2025 është karakterizuar nga diversitet dhe rritje e qëndrueshme.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se automjetet e regjistruara gjatë këtij viti vijnë nga disa prej shteteve më të fuqishme prodhuese në botë. Peshën kryesore në treg e mban Republika e Koresë, e cila kryeson me 21.4%, e ndjekur nga Gjermania me 15.6% dhe Italia me 15.4%. Ndërkohë, Kina zë 9.1% të tregut, Zvicra zë 8.4%, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës 8%.
Ky zhvillim dëshmon një treg në rritje, që pasqyron zgjedhjet, nevojat dhe nivelin e zhvillimit të qytetarëve shqiptarë.
Paralelisht me këtë rritje, vihet re një orientim drejt automjeteve miqësore me mjedisin. Vit pas viti, flota e mjeteve në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më “green”. Gjatë vitit 2025 janë regjistruar 6 mijë e 187 automjete plotësisht elektrike, duke shënuar një rritje prej 98% krahasuar me vitin 2024.
Ndërkohë, sipas të dhënave nga DPSHTRR, 44.4% e autoveturave me km 0 të regjistruara në periudhën janar- dhjetor 2025 janë all electric ose 65% më shumë krahasuar me vitin 2024.
Shtimi i mjeteve elektrike në qarkullim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt uljes së ndotjes, kursimit të energjisë dhe ndërtimit të një sistemi transporti më të pastër, më të qëndrueshëm dhe më miqësor me mjedisin.
Banesë pa truall në pronësi? Procedurat për privatizim - Vendimi/ Kush përfiton të drejtën për tokat shtetërore në përdorim, afatet
Qeveria ka përcaktuar procedurat që duhet të ndiqen për kalimin e pronësisë së truallit shtetëror në përdorim dhe modelin e aktit të kalimit në pronësi. Pra......
Çmime kufi për shitjen e produkteve të peshkimit - Mbështetje financiare për operatorët kur prodhimi mbetet stok
Produktet e peshkimit, që dalin në treg do të kenë çmime kufi të paracaktuara. Në projektligjin për funksionimin e tregjeve të produkteve të peshkimit, të......
Kompanitë pritet të fitojnë më pak këtë vit - Besimi i të ardhurave të CEO-ve, arrin nivelin më të ulët në 5 vjet
Vetëm tre në 10 drejtorë ekzekutivë janë të sigurt në perspektivat e rritjes së të ardhurave të kompanive të tyre gjatë vitit të ardhshëm, niveli më i ulët......
Kursi i këmbimit/ Dobësohen Dollari e Paundi. Franga fiton pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të vlerës nga dita e djeshme duke u humbur pikë edhe e pse e filloi këtë javë pozitivisht duke u blerë sot me 82 lekë......
Cilët janë pritshmëritë e eksportuesve për në BE? - Këshilli i Investimeve: 7 në 10 kompani e vlerësojnë integrimin pozitiv
Biznesi shqiptar ka pritshmëri pozitive nga Agjenda Kombëtare e Reformave dhe procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, por niveli i informimit mbetet i......
Rritet paga minimale në Kosovë - Ministria e Financave: Nga 1 janari, 425 euro bruto. Më 1 korrik bëhet 500 euro
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve bën të ditur se paga minimale është rritur nga 350 euro bruto në 425 euro bruto, duke hyrë në fuqi nga 1 janari......
Cilën kartëmonedhë përdorin më shumë shqiptarët? - Analiza e SCAN: Çfarë tregojnë kartëmonedhat për ekonominë shqiptare
Çdo ditë, shqiptarët paguajnë me cash për kafe, ushqime apo shërbime të vogla. Por cila kartëmonedhë kalon më shpesh nga dora në dorë? Dhe cila mban peshën......
Trump kërcënon tarifë 200% për verërat franceze - Pasi Macron nuk është i gatshëm t’i bashkohet “Bordin e Paqes”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi se do të vendoste tarifa prej 200% për verërat dhe shampanjën franceze, pasi presidenti francez Emmanuel Macron......


