Korea e Jugut dominon importin e automjeteve - Janar-Maj 2025, rriten regjistrimet. Mbi 38 mijë makina të reja në qarkullim
Tregu i automjeteve në Shqipëri po njeh një zgjerim të dukshëm. Sipas Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë periudhës Janar-Maj 2025 janë regjistruar 38,028 mjete të reja, ku ndër të cilat 81.2% e totalit janë autovetura. Këto të dhëna tregojnë një rritje prej 102% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Përsa i përket origjinës së mjeteve, Koreja e Jugut me 20.4% të totalit qëndron në vend të parë në preferencat e qytetarëve shqiptarë. Më pas ndiqet nga Italia me 16.1%; Gjermania me 15.9%; Zvicra me 9.1%; SHBA me 7.8% dhe Kina me 7.3%.
Po ashtu evidentohet një tendencë pozitive në drejtim të modernizimit të mjeteve. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjitshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, për periudhën Janar- Maj 2025 është rinovouar flota dhe janë regjistruar 6.786 mjete të gjeneratës së fundit, të kategorisë 0-3 vite. Kjo tregon një rritje prej 64% krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin 2023, duke dëshmuar një rritje të ndërgjegjësimit të qytetarëve për përdorimin e mjeteve të sigurta, më ekonomike dhe më pak ndotëse për mjedisin.
Nga ana tjetër është vënë re dhe një rritje e çregjistrimeve të përhershme, ku janë larguar nga qarkullimi 3.137 mjete të vjetra ose 15% më shumë se në vitin 2024. Shpesh këto mjete kanë qenë të amortizuara me standarde të ulëta teknike dhe mjedisore.
DPSHTRR udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve, si të rinj ashtu edhe ata ekzistues, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të kryejnë kontrollin periodik të mjeteve të tyre dhe përpara importit të automjeteve të reja.
Gjithashtu, për të gjithë qytetarët që planifikojnë të importojnë një mjet nga jashtë, DPSHTRR thekson nevojën për të kryer verifikimin e kategorisë mjedisore përpara se të realizojnë blerjen, në mënyrë që të shmangen kostot shtesë, apo problemet që lidhen me mosplotësimin e standardeve mjedisore.

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje tregtare - Vendet synojnë të forcojnë besimin dypalësh pas bisedimeve në Londër
Kina dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord në parim për zbatimin e konsensusit të arritur nga krerët e të dy shteteve gjatë telefonatës së tyre më 5......

Remitancat në rritje, por me euro të dobët/ Dërgesat e emigrantëve arrijnë “majat” për tremujorin parë të vitit aktual
Remitancat nga emigrantët shqiptarë kanë shënuar një tjetër rekord historik në tremujorin e parë të vitit 2025, duke arritur në 250.68 milionë euro, sipas të......

A është koha për të investuar në kriptovaluta? Ja çfarë thonë ekspertët
Kriptomonedhat gjithnjë e më shumë po pranohen prej rregullatorëve dhe investitorëve të mëdhenj institucionalë si një klasë aktive që duket se ka ardhur për......

Mungesa e fuqisë punëtore kërcënim për rritjen ekonomike në Gjermani
Ulrike Malmendier, anëtare e ekipit të ekonomistëve që këshillojnë qeverinë gjermane, paralajmëron se mungesa e punëtorëvetë kualifikuar është aktualisht......

Serbia, 1.9 miliardë euro hua për 12 avionët francezë Rafale
Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Malli, tha se vendi i tij do të marrë hua rreth 1.9 miliard euro nga bankat e huaja, për të bërë pagesën e plotë të......

AAPSK dhuron një automjet për shërbime sociale në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe në Bashkinë Bulqizë
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka transferuar me kalim kapitali pa pagesë një automjet në favor të Bashkisë......

Turistët kinezë “zbarkojnë” drejt Evropës - Rritet numri i vizitorëve aziatikë, por “tkurren” shpenzimet
Qytetarët amerikanë, të ndjeshëm ndaj kostove, mund të jenë duke reduktuar pushimet e tyre evropiane këtë verë, por një grup tjetër po e zë vendin e lirë:......

“Zjarrvënia e qëllimshme, akt kriminal. Të zbulohen e ndëshkohen autorët” - Ministri Hoxha, me drejtuesit e Shërbimit Zjarrfikës
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha kërkoi të ndërmerren masa për parandalimin, ndërhyrjen e shpejtë dhe efikase në raste zjarresh, por edhe për identifikimin......