Korçë: Përurohet Qendra Rinore, një hapësirë e re për idetë, projektet dhe bashkëpunimin e të rinjve
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, mori pjesë sot në përurimin e Qendrës Rinore të Korçës, një investim i ri që i shtohet rrjetit prej 21 qendrave rinore të ngritura në të gjithë Shqipërinë gjatë këtyre 4 viteve.
Në fjalën e saj, Ministrja Muzhaqi theksoi rëndësinë e këtij investimi jo vetëm si infrastrukturë, por si hapësirë ku të rinjtë mbi 15 vjeç mund të zhvillojnë aktivitete, të takohen, të krijojnë projekte të reja dhe të kalojnë kohën në mënyrë produktive.
Ajo nënvizoi se qeveria shqiptare po e zhvendos mbështetjen nga organizatat dhe bashkitë drejt vetë të rinjve, duke i vendosur ata në qendër të politikave publike:
“Nëse jeni katër të rinj me një ide për aktivitet, trajnim apo projekt komunitar, do të mund të aplikoni shumë thjesht dhe të mbështeteni financiarisht deri në 10 mijë euro për ta realizuar atë.”
Ministrja përshëndeti gjithashtu bashkëpunimin me Bashkinë e Korçës dhe Këshillin Vendor Rinor, duke kujtuar se kërkesa për një qendër rinore në këtë qytet erdhi fillimisht nga vetë të rinjtë e Korçës, të cilët tashmë do të jenë përfituesit kryesorë të saj.
“Jam e bindur që nga kjo qendër do të lindin ide të reja dhe projekte konkrete që do ta pasurojnë jetën rinore dhe komunitare të Korçës,” u shpreh Muzhaqi.
Qendra Rinore e Korçës vjen si një hap i rëndësishëm në kuadër të politikave të qeverisë për fuqizimin e të rinjve, duke u ofruar atyre jo vetëm hapësira moderne, por edhe instrumente konkrete për të realizuar idetë dhe vizionin e tyre për komunitetin.

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama publikon pamjet
Aksioni për lirimin e hapësirave publike vazhdon. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e shembjes së një lokali në Tiranë, që kishte zaptuar hapësirën......

Ndërtoi një perandori në botën e modës, vdes në moshën 91-vjeçare Giorgio Armani
Stilisti italian i modës Giorgio Armani ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga Fondacioni Giorgio Armani përmes një deklarate......

‘Në tunelin e Llogorasë tarifë 250 lekë me TVSH për mjet’- Balluku: Rruga Qukës – Qafa e Plloçës, nga nesër e aksesueshme
Sot në Tiranë u zhvillua aktiviteti “Shqipëria Turistike 2030”, një platformë kombëtare për diskutimin dhe vendosjen e piketave të reja në zhvillimin e......

E-Albania arrin mbi 31 milionë transaksione në gusht/ Dokumentet personale dhe familjare, më të kërkuarat
Në gusht 2025, platforma qeveritare e-Albania ka shënuar shifra rekord në përdorimin e shërbimeve elektronike, duke u kthyer gjithnjë e më shumë në hallkën......

“Turizmi, prioritet do të jetë cilësia” - Rama: Ksamili e Dhërmiu, plazhe publike. Jo më muzikë në beach bare
Sektori i turizmit do të jetë me piketa të reja për Shqipërinë Turistike 2030. Kryeministri Edi Rama, tha se prioritet nuk do të jetë sasia, por cilësia e......

Kritikat për draftin e Kodit të ri Penal - Manja: Komentet do reflektohen. Rakipi: Ja bazat e ndërtimit dhe masat
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka deklaruar se të gjitha komentet dhe analizat për Kodin e ri Penal janë mbajtur shënim dhe do të merren parasysh deri në......

Rekord pagesash elektronike në 2025 - BSH: Shqiptarët po përdorin më shumë “kanalet” online për të shlyer fatura
Shlyerja e faturave të energjisë elektrike, ujit, të telefonit, gjobave të policisë, pagesave të kartës së kreditit, taksave, dhe blerjet e tjera, po kryhen......

“Nikel në pjeshkë me origjinë nga Shqipëria” – Kroacia bllokon dhe asgjëson mbi 5500 kg produkt!
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se më datë 22.08.2025, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF, në kategorinë Njoftim për refuzim në kufi me numër......