Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë! - Hasani: Moment domethënës në marrëdhëniet dypalëshe!
Sot në Korçë u inaugurua godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë, një investim që shënon një moment domethënës në marrëdhëniet dypalëshe.
Në ceremoni morën pjesë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani; Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis; si dhe përfaqësues të trupit diplomatik, autoriteteve qendrore dhe vendore.
Në fjalën e tij, Ministri theksoi se ky zhvillim pasqyron përkushtimin e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve:
“Ky është një hap konkret në forcimin e pranisë konsullore të Greqisë në Shqipëri dhe një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të ndërtuar një marrëdhënie më të hapur dhe konstruktive të bazuar në respekt të ndërsjellë dhe dialog të rregullt. Kjo ngjarje vjen në një moment me rëndësi për partneritetin tonë strategjik si fqinj dhe aleatë në NATO, në një rajon që ka nevojë për stabilitet dhe koordinim të qëndrueshëm.”
Duke vlerësuar mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të Shqipërisë, ai theksoi se:
“Greqia ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë, jo vetëm për shkak të historisë dhe lidhjeve mes dy vendeve, por edhe për mundësitë konkrete që kemi për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme për qytetarët tanë.”
Ai nënvizoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe dialogu i rregullt janë thelbësore për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të ndërtuar besim afatgjatë.
Godina e re e Konsullatës është e vendosur në ish-banesën e Giorgos Seferis, poet, diplomat dhe fitues i Çmimit Nobel, i cili shërbeu në këtë qytet si Konsulli i parë i Greqisë në vitet ’30.

Turizmi mjekësor: “Fytyrë të re? Shko në Shqipëri!” - Lala: Shërbimet estetike janë shumë here më lirë se në botë
Ky është vetëm një nga shumë shtetas italianë – dhe jo vetëm – që kanë ardhur në Shqipëri për turizëm mjekësor. Ndonëse sipas INSTAT, gjatë periudhës......

Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT
Çmimet ndryshojnë ndjeshëm midis vendeve në Europë, sipas të dhënave të Eurostat. Ndërkohë, ekzistojnë dallime të konsiderueshme edhe midis vendeve fqinje si......

Nxehtësia ekstreme shton viktimat në ambientet e punës - Këto vdekje janë rritur me 43% në Evropë që nga viti 2000
Temperaturat e larta kanë shkaktuar një rritje prej 42% të vdekjeve në ambientet e punës në BE që nga viti 2000. Organizatat e punës kërkojnë masa mbrojtëse......

Gjirokastër, përfundon kalldrëmi lidhës në zonën e “7 Krojeve” - Edi Rama: Shtegu i ri krijon një tjetër pol turistik në qytetin e gurtë
Në Gjirokastër kanë përfunduar punimet e kalldrëmeve dhe rrugës lidhëse në zonën e “7 Krojeve”. Një video të mbylljes së punimeve e ka shpërndarë......

Sa peshë zënë bankat në ekonomi? - BSH: Aktivet, të barabarta me 90.44% të Prodhimit të Brendshëm Bruto
Bankat vijojnë të zënë një peshë të konsiderueshme në ekonominë e vendit. Megjithatë, në vitin që lamë pas është regjistruar një rënie e aktiveve në raport......

Albpetrol nxjerr 26 550 ton naftë - Të dhënat për janar – qershor 2025, nga 5 vendburimet e kompanisë publike
Rreth 26 550 ton naftë është prodhuar nga Albpetrol në 6 muajt e parë të vitit 2025, në të gjithë vendburimet që administrohen nga kompania publike.......

Si të mbroheni nga anulimet e Airbnb? - Qeveritë evropiane po marrin masa të ashpra ndaj qirave afatshkurtra
Qeveritë evropiane po kufizojnë ndjeshëm qiratë afatshkurtra si Airbnb, duke rritur rrezikun për udhëtarët gjatë sezonit turistik. Ekspertët rekomandojnë një......

Prodhimi industrial gjerman tejkalon pritshmëritë - Rritja u nxit nga automobilat, energjia dhe sektori farmaceutik
Prodhimi industrial në Gjermani shënoi një rritje në muajin maj, duke tejkaluar pritshmëritë e ekonomistëve. Zgjerimi u nxit nga automobilat, energjia dhe......