Shqipëria Postuar më 31 Maj 2025, 11:50

Korça “mbretëron”, rritje 5% e turistëve - Masterplani i Macron “ndez” juglindjen

Nga Alida Lula

Korça “mbretëron”, rritje 5% e turistëve -

Qarku i Korçës edhe këtë vit mbetet ndër destinacionet më të preferuara nga turistët e huaj.

Prefekti i qarkut Nertil Jole thotë se gjatë këtyre muajve ka pasur rritje prej 5% të turistëve të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në fokus është marrëveshja e fundit e firmosur mes presidentit Macron dhe kryeministrit Rama për masterplanin turistik, e cila pritet të japë një impuls të ri zhvillimi për juglindjen e vendit.

Fshatrat e Devollit të Sipërm dhe Prespa e Vogël vazhdojnë të jenë ndër zonat më të kërkuara nga turistët e huaj.

Këtë të shtunë është çelur sezoni turistik në Pogradec, ku Elona Katiraj, drejtoreshë e Drejtorisë së Shërbimit Shëndetësor Publik në këtë qytet, thotë se shërbimi shëndetësor do të jetë në dispozicion 24 orë në vijën liqenore gjatë gjithë sezonit.

Vitin e kaluar, 85% e vizitorëve në juglindje ishin turistë të huaj, dhe pritet që ky numër të rritet edhe më tej gjatë këtij viti.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat