Koordinimi për sigurinë, Shqipëria, Kosova dhe Kroacia takim trepalësh në Mynih

Takimi i radhës trepalësh midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës u zhvillua në Mynih, duke konfirmuar vijimësinë e dialogut strategjik dhe koordinimit në fushën e sigurisë. Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, u takua me homologun kroat Ivan Anušić dhe me ministrin e Mbrojtjes të Kosovës Ejup Maqedonci, në një moment kur mjedisi i sigurisë në Evropë dhe rajon karakterizohet nga dinamika të shtuara dhe nevoja për përgjigje të koordinuara. Diskutimet u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e përbashkët, rritjen e ndërveprueshmërisë së forcave të armatosura, zhvillimin e industrisë ushtarake dhe ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme mbrojtëse. Takimi rikonfirmoi vullnetin politik të tre vendeve për të vepruar si faktorë stabiliteti në rajon, për të forcuar sigurinë kolektive dhe për të kontribuar në arkitekturën euroatlantike të sigurisë përmes partneriteteve konkrete dhe rezultateve të matshme.
Ibrahimaj: Angazhim për fazën e re të reformës së inspektorateve dhe rritjen e transparencës
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryeinspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula, zhvilluan një......
Projektligji i Financimit të Partive Politike ul palët në tryezë - Gjiknuri e Bylykbashi: Duhet transparencë për fondet
Është mbledhur këtë të premte Komisioni I Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ku u diskutua ligji për financimin e partive politike. Bashkëkryetari socialist I......
Shqipëria ka popullsinë më të re se BE/ Turqia, me moshën mesatare më të ulët në Evropë. Italia renditet në fund
Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, Shqipëria ka një moshë mesatare prej 44.3 vjeç, duke e vendosur vendin pak nën mesataren e Bashkimit Europian, që në......
ALPEX, 3 vjet nga nisja e operimit - Tregu energjetik Shqipëri-Kosovë, më shumë volume e kompani të listuara
Gati 3 vite nga vënia në operim, Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX, po shfaq shenja konsolidimi dhe rritjeje të aktivitetit tregtar. Të dhënat për......
Rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar - Tregtia me shumicë dhe pakicë “thithi” më shumë sipërmarrje
Gjatë muajit Janar 2026 në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) janë regjistruar 2,152 biznese të reja, duke shënuar një rritje prej 5.28% krahasuar me......
Kush duhet ta plotësojë DIVA-n? - Verifikoni detyrimin në “Tax Test”. Afati deri më 31 Mars 2026
Të gjithë tatimpaguesit në vend mund të zbulojnë në një mënyrë më të thjeshtë nëse kanë apo jo detyrim të plotësojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave ,......
AKU bllokon mbi 2.4 tonë produkte mishi dhe fruta të thata
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka kryer kontrolle në tregun Agroushqimor në Tiranë, në subjekte të cilat tregtonin produkte me origjinë shtazore,......
Prodhimi, përjashtim nga akciza e gazit - Propozimi/ Kosto e lartë për kompanitë. Cënohet konkurrueshmëria e produkteve shqiptare
Gazi i lëngshëm që përdoret në industrinë e prodhimit duhet të përjashtohet nga akciza. Ky është propozimi i depozituar për diskutim në komisionet kuvendore......


