Kontrollohen mbi 20 mijë vende pune - 415 inspektime këshilluese në biznese

Mbi 20 mijë vende pune janë kontrolluar nga Inspektorati Shtetëror i Punës gjatë muajit qershor, në kuadër të verifikimeve për respektimin e legjislacionit të punës dhe standardeve të sigurisë.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij muaji janë inspektuar 1 mijë e 19 subjekte, ndërsa kontrollet kanë përfshirë 20 mijë e 963 vende pune në të gjithë vendin.
Përveç kontrolleve, Inspektorati ka zhvilluar edhe 415 inspektime këshilluese, me qëllim orientimin e bizneseve për zbatimin e detyrimeve ligjore ndaj punëmarrësve, përfshirë kontratat e punës, oraret, pagat dhe kushtet e sigurisë.
Nga verifikimet e kryera janë vendosur 951 masa administrative ndaj subjekteve ku janë konstatuar shkelje. Shifra tregon se problematikat në marrëdhëniet e punës dhe respektimin e standardeve ligjore vijojnë të mbeten të pranishme në një pjesë të konsiderueshme të bizneseve.
Gjatë qershorit janë trajtuar gjithashtu 109 ankesa të paraqitura nga qytetarët dhe punëmarrësit. Trajtimi i tyre përbën një tjetër pjesë të punës së institucionit.
Inspektorati synon që përmes kontrolleve, këshillimit dhe ndjekjes së ankesave të rrisë formalizimin e tregut, të mbrojë punonjësit dhe të forcojë përgjegjshmërinë e punëdhënësve gjatë ushtrimit të aktivitetit.
Zgjerohet energjia diellore në Gjermani - Lufta në Iran dhe shkurtimet e subvencioneve nxisin kërkesën
Zgjerimi i energjisë diellore në Gjermani u përshpejtua në gjysmën e parë të vitit, i nxitur nga lufta në Iran dhe planet e qeverisë për të ulur......
Kripto-asetet nën monitorimin e Tatimeve - Projektligji/ Raportim automatik i transaksioneve dhe shkëmbim i informacionit me BE
Transaksionet me kripto-asete do të raportohen automatikisht pranë administratës tatimore, duke i dhënë autoriteteve më shumë informacion për të ardhurat e......
Apple kalon Nvidia si kompania më e vlefshme në botë - Investitorët besojnë te strategjia e kompanisë për Inteligjencën Artificiale
Apple ka rifituar titullin si kompania më e vlefshme në botë, duke kaluar Nvidia ndërsa investitorët u bënë më të sigurt për strategjinë e saj të......
Fitimet nga bonot 12-mujore, në nivelin më të lartë të vitit - Edhe pse yield-i u rrit në 2.67%, kërkesa e investitorëve rezultoi më e ulët
Fitimet nga investimi në bono thesari 12-mujore kanë shënuar një rritje të lehtë në ankandin më të fundit të zhvilluar nga Ministria e Financave. Në ankandin......
Kupa e Botës nuk nxiti ekonominë e Meksikës - Sipas analistëve, ndikimi ishte shumë i lokalizuar
Kupa e Botës mbushi stadiumet me tifozë në Meksikë, por nuk arriti të ngrejë një ekonomi të ngadaltë të rënduar nga investimet e dobëta dhe pasiguria mbi......
Bashkitë investojnë për qytetarët vetëm 20% të buxhetit - 80% e financave vendore përdoren për paga dhe shpenzime operative
Megjithëse burimet financiare janë rritur në tërësi për të gjitha bashkitë në vend, struktura e shpenzimeve sipas bashkive ka probleme. Referuar raportit të......
Shtohen fondet për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” - Malaj: Garancia Sovrane është rritur nga 3 miliardë lekë në 5 miliardë lekë
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Gjatë fjalës së tij,......
Kapitulli 26 mbyllet, reformat vijojnë - Osmani: Do të vazhdojmë të raportojmë në BE
Shqipëria ka mbyllur së fundmi 3 kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Europian. Një prej tyre është edhe kapitulli 26, për Arsimin dhe Kulturën. Në......

