Shqipëria Postuar më 10 Korrik 2025, 12:12

Kontrollet në sezonin turistik/ ISHP: Gjoba dhe pezullim aktiviteti për shkeljet e rënda të ligjit!

Nga Edel Strazimiri

Kontrollet në sezonin turistik/ ISHP: Gjoba dhe pezullim aktiviteti

Inspektorati Shtetëror i Punës po zhvillon kontrolle të përditshme në të gjithë territorin e vendit, në kuadër të një plani masash të posaçëm për subjektet që ushtrojnë aktivitet kryesisht në sektorin e turizmit.

Qëllimi kryesor i këtyre inspektimeve është sigurimi i kushteve të sigurta pune, duke mbrojtur të drejtat e punonjësve dhe duke garantuar një treg pune të ligjshëm.

Kontrollet në sezonin turistik/ ISHP: Gjoba dhe pezullim aktiviteti

Sipas Inspektoratit, nga inspektimet e kryera deri tani, janë marrë masa të menjëhershme për pezullimin e aktivitetit të atyre subjekteve, që kanë rezultuar me shkelje të rënda të ligjit. Në çdo rast është kërkuar formalizimi i marrëdhënieve të punës përpara përfundimit të procesit të inspektimit, si një hap i domosdoshëm për të siguruar mbrojtjen ligjore të punonjësve.

Gjithashtu, janë vendosur masa administrative në përputhje me shkeljet e konstatuara, ndërsa për subjektet janë lënë detyra konkrete për përmirësimin e kushteve të punës dhe për zbatimin e rregullave të sigurisë në vendin e punës.

Inspektorati thekson se është prioritet garantimi i sigurisë së punonjësve në çdo sektor, veçanërisht në ato që përballen me fluks gjatë sezonit turistik.

“Kontrollet, monitorimi e inspektimet do të vijojnë pa ndërprerje gjatë gjithë sezonit. Një turizëm i suksesshëm është i lidhur ngushtë me një mjedis pune të ligjshëm, të sigurt dhe me dinjitet për të gjithë”, bën të ditur Inspektorati.

 Kontrollet në sezonin turistik/ ISHP: Gjoba dhe pezullim aktiviteti

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat