Kontrolle të shtuara për pijet alkoolike - Dogana ndëshkon subjektin në Berat me 45.7 milionë lekë detyrime

Administrata Doganore ka shtuar kontrollet për respektimin e detyrimeve ligjore nga subjektet që prodhojnë dhe tregtojnë mallra akcize, kryesisht pije alkoolike.
Kontrollet janë përqendruar në verifikimin e lexueshmërisë së pullave fiskale të vendosura në produktet e gatshme në magazinat fiskale të subjekteve, në kontrollin e gjendjes së stokut të pullave fiskale të operatorëve, si dhe në inventarizimin e plotë të mallrave të akcizës (lëndë e parë, produkte të gatshme dhe produkte të ndërmjetme) në magazinat e tyre. Gjithashtu, është ushtruar kontroll mbi ambientet e mbajtjes së produkteve me akcizë të paguar dhe atyre me akcizë të pezulluar.
Në përfundim të kontrolleve pranë një operatori, Dega Doganore Berat ka konstatuar shkelje të ndryshme, duke vendosur shpalljen debitor të subjektit në vlerën 45.7 milionë lekë. Nga kjo shumë, detyrimi përbën 8.7 milionë lekë, ndërsa penalitetet arrijnë në 37 milionë lekë.
Administrata Doganore mbetet e angazhuar për të vijuar kontrollet në funksion të respektimit të detyrimeve që burojnë nga ligji “Për akcizat”, për të gjithë operatorët ekonomikë.
Mbi 89 mijë tatimpagues kanë plotësuar DIVA-n/ Priten 200 mijë deklarata në total për shkak të rimbursimeve
Mbi 89 mijë tatimpagues deri më tani kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të ardhurave, DIVA 2025, afati përfundimtar i së cilës është më 31......
Lufta i jep goditje më të fortë gazit natyror sesa naftës - Çmimet e LNG në Evropë janë rritur 85%, ndërsa të naftës vetëm 55%
Në shikim të parë, lufta e Iranit duket se po godet naftën dhe gazin me të njëjtën forcë, ndërsa raketat, sulmet me dronë dhe ndërprerjet e transportit detar......
Forcim i bashkëpunimit Shqipëri-Itali për luftën kundër evazionit dhe krimit financiar
Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj zhvilloi një takim në Romë, me Gjeneralin e Trupës, Bruno Buratti, Gjeneral Brigade, Vito Giordano, dhe......
Malaj në takimin e iniciativës FUTURE500 për zhvillimin ekonomik të Europës!
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në një darkë të organizuar në Bruksel, në kuadër të iniciativës FUTURE500. Aktiviteti u zhvillua me ftesë të......
Luhatje të ndjeshme në tregun valutor – Dobësohet Dollari amerikan. Paundi fiton pikë!
Dollari amerikan është dobësuar duke regjistruar rënie të ndjeshme këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.2 lekë dhe duke u shitur......
Nënshkruhet marrëveshja tregtare BE-Australi/ Unioni do të kursejë 1 miliard euro në vit në detyrime
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nënshkroi të martën një marrëveshje të tregtisë së lirë me kryeministrin australian Anthony......
Plan për të zgjidhur krizën e strehimit në BE - Parlamenti Evropian miraton raportin me rekomandime
Parlamenti Evropian miratoi raportin e parë mbi Krizën e Strehimit në Bashkimin Evropian. Me 367 vota pro dhe 166 kundër, raporti bën thirrje për një veprim......
Korea e Jugut nis kursimin e energjisë - Nga karikimi i telefonave dhe automjeteve, deri tek pajisjet elektro-shtëpiake
Koreano-Jugori Lee bën thirrje për fushatë për kursimin e energjisë, duke përfshirë dushe më të shkurtra dhe bordura për makinat. Presidenti i Koresë së......


