Shqipëria Postuar më 5 Maj 2026, 11:06

Kontrolle të befasishme në hotele dhe AirBnB - Plani sektorial i turizmit 2026. Verifikim për punonjësit, pagat dhe xhiron

Nga Elisabeta Dosku

Kontrolle të befasishme në hotele dhe AirBnB - Plani sektorial i

Të gjitha strukturat që operojnë në sektorin e turizmit do të jenë në shënjestër të planit sektorial 2026 i cili do të zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Plani synon të rrisë formalizimin dhe administrimin e të ardhurave në hotele, bujtina, apartamente, agroturizëm, restorante, kafene, fast-food, ambiente nate si dhe çadra, shezlone, aktivitete ujore Certifikuar nga AKB.

Sa i takon kontrollit të strukturave parashikohen verifikime të përgjithshme që lidhen me regjistrimi në QKB dhe organin tatimor të subjekteve; Fiskalizimi aktiv dhe lëshimi i faturave; Verifikimi i deklarimit të punonjësve; Afishimi i çmimeve në vende të dukshme dhe Dokumentimi i pronësisë dhe qirasë.

Nga ana tjetër parashikohet kontrolle pa paralajmërim për stafin, duke synuar evidentimin e punonjës të padeklaruar me qëllim uljen e infomalitetit.  Do të verifikohet lista e pagave reale kundrejt deklaratave, kjo duke përdorur edhe pagat indikativë të përcaktuara nga tatimet për këtë sektor.  

Po ashtu, në këtë drejtim parashikohet analiza e strukturave me qira ditore si apartament apo vilë në Booking dhe Airbnb si dhe identifikimi i punës sezonale të paregjistruar.

Këto kontrolle do të kryhen në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës.

Për të arritur rezultatet e pritshme, administrata tatimore do të ndërmarrë verifikime të koordinuara tatimore dhe hetime përkatëse;  monitorim Booking/Airbnb para dhe gjatë sezonit; Përcjellje rastesh evazioni tatimor tek hetimi;  Bllokim i paisjeve të faturimit kur konstatohet shkelje si dhe bashkëpunim me organet e rendit dhe prokurorinë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat