Kontrolle në fabrikat e birrës dhe verës - Penalizohen 7 subjekte, vendosen gjoba për shkelësit
Importuesit dhe fabrikat vendase që prodhojnë birrë, verë apo pije alkoolike kanë qenë nën monitorim të vazhdueshëm përgjatë vitit që kaloi.
Në bazë të detyrave funksionale, sektori i pijeve alkoolike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka kryer kontrolle si në tregje, ashtu dhe pranë operatorëve ekonomikë që operojnë me produkte akcize.
Nisur nga prioritetet dhe risku, ky sektor është përqendruar në kontrollin e operatorëve me kontribut më të madh në të ardhura, kryesisht importuesit dhe prodhuesit e produkteve të akcizës “birrë”, “pije alkolike” dhe “verë”.
Mbi bazën e analizës së riskut janë evidentuar operatorët ekonomikë me risk të shtuar, si dhe janë ushtruar kontrolle pranë këtyre operatorëve ekonomikë.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën Janar - Dhjetor 2024 janë kryer 90 kontrolle nga të cilat 42 janë importues të produkteve verë, birrë dhe pije alkoolike, ndërsa 48 janë prodhues vendas të produkteve verë, raki, pije alkoolike dhe birrë.
Nga kontrollet e ushtruara janë evidentuar detyrime dhe penalitete në 7 raste me detyrime të munguara në vlerën prej 1,2 milionë lekë dhe penalitete në masën prej 3,7 milionë lekësh.
Të ardhurat nga produktet e akcizës janë zëri kryesor në totalin e të ardhurave doganore. konkretisht të ardhurat neto nga produktet e akcizës zënë 44% të totalit të të ardhurave doganore të realizuara përgjatë 2024.
Produktet me ndikimin më të madh në të ardhurat nga akciza janë: Karburantet me 22.5% e totalit të të ardhurave doganore; Cigaret dhe nënproduktet e duhanit, 15% e totalit të të ardhurave doganore dhe produktet e tjera të akcizës zënë rreth 16.5% të totalit të të ardhurave doganore.

Risia, nënstacion elektrik nëntokësor në Tiranë - Investimi, BERZH miraton kredinë sovrane 22.5 mln euro për OSHEE-në
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka miratuar kredinë sovrane 22.5 mln euro për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Huaja do të......

5 milionë euro nga taksa e fluturimeve - Biletat e lira dhe numri i lartë i pasagjerëve rrit me 40.4% të ardhurat
Futja ne treg e kompanive ajrore low cost duke rritur konkurrencën dhe ulur ndjeshëm çmimin e biletave ka sjellë dhe një numër të shtuar të qytetarëve dhe......

Rritet flota e mjeteve green - Janar-mars, 73% e makinave të reja janë elektrike
Mjetet green vijojnë të rrisin dominimin e tyre në qarkullimin rrugor në Shqipëri. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit......

Ballkani Perëndimor, “magnet” për investitorët - Pritet të shtojë 20 GW kapacitet energjetik deri në vitin 2040
Ballkani Perëndimor mund të shohë një rritje prej 20 GW të kapacitetit të instaluar deri në vitin 2040, me gati 65% që vijnë nga burimet e rinovueshme, sipas......

Tregu valutor ‘zgjohet në të kuqe’ – Dobësohen ndjeshëm monedhat e huaja kundrejt Lekut!
Dollari amerikan ka shënuar sërish zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 86.9 lekë dhe është shitur me......

“Ekonomia shqiptare, tepër e euroizuar” - FMN: Sektori bankar është transformuar. Rreziqet mbeten nga letrat me vlerë
Gjatë dekadës së fundit, sektori bankar shqiptar ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se nga 25% që ishte niveli......

Kinë, rritja ekonomike tejkalon pritshmëritë - Por, tarifat e Trump rrezikojnë të ngadalësojnë rimëkëmbjen
Rritja ekonomike e Kinës në tremujorin e parë i tejkaloi pritshmëritë, e mbështetur nga konsumi dhe prodhimi industrial i fortë. Megjithatë, analistët kanë......

Rama e Denaj, takim me fermerët e Cërrikut - “Paketa e Maleve, si koncept edhe në tokat e punuara”
Kryeministri Edi Rama, dhe ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, zhvilluan një takim me fermerë në zonën e Cërrikut. Sipas Denajt, në këtë zonë mbështetja ka......