Kontrolle dhe masa për sigurinë në kantiere - IKMT: Gjoba dhe pezullim punimesh për 65 subjekte

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bën të ditur se 65 subjekte janë ndëshkuar deri më tani me gjobë dhe vendime për pezullim punimesh në kuadër të masave për respektimin e sigurisë teknike në kantiere.
Në territorin e Bashkisë së Tiranës janë verifikuar në total 219 objekte ndërtimi prej të cilave 41 me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) dhe 178 objekte me leje nga njësia vendore. Pas përfundimit të rikontrollit, proces që Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) e kryen në bashkëpunim dhe kordinim me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit (AZHT) dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), në 45 kantiere u konstatuan shkelje, duke çuar në vendosjen e gjobave dhe pezullimin e punimeve.
Në zonën e Golemit, pjesë e Bashkisë së Kavajës janë verifikuar në total 73 subjekte prej të cilave 4 me leje nga KKT dhe 69 me leje nga njësia vendore. Pas rikontrollit, 8 subjekte janë ndëshkuar me gjobë dhe vendim pezullim punimesh.
Kontrollet e IKMT-së kanë filluar edhe në territorin e Bashkisë së Vlorës dhe Himarës. Në Vlorë deri më tani janë inspektuar gjithsej 32 objekte ndërtimi, nga të cilat 11 objekte janë të pajisura me leje ndërtimi të lëshuara nga Bashkia Vlorë dhe 21 objekte me leje të miratuara nga KKT. Në 12 raste janë vendosur gjoba dhe marrë vendime për pezullim punimesh.
Në territorin e Bashkisë Himarë rezultojnë gjithsej 71 subjekte të pajisura me leje të miratuara nga KKT, të cilat janë planifikuar për t’u inspektuar. Deri në këtë fazë janë inspektuar 14 subjekte. Në bashkëpunim me AZHT-në dhe IMT-Bashkia Durrës, IKMT planifikon fillimin e procesit të verifikimit edhe në territorin e Bashkisë së Durrësit.
Inspektoriati Kombëtar i Terrirorit thekson se respektimi i detyrimeve ligjore për sigurinë teknike në kantiere mbetet një objektiv parësor. Ndërkohë, në zbatim të planit të punës, kontrollet do të shtrihen gradualisht në të gjithë territorin e vendit.
A mund të anashkalohet Hormuzi? - Vendet e Gjirit po mendojnë projekte madhore për këtë qëllim
Udhëheqësit e vendeve të Gjirit Persik po ecin përpara me planet që do të lejojnë që më shumë nga nafta e tyre e papërpunuar të anashkalojë tërësisht......
Çmimet e naftës rriten me 2% - Bisedimet e paqes, të bllokuara. Ngushtica e Hormuzit, ende e mbyllur
Çmimet e naftës u rritën me gati 2% të martën, duke zgjeruar fitimet nga seanca e mëparshme, ndërsa përpjekjet për t'i dhënë fund luftës SHBA-Iran duket se......
Bizneset rrisin furnizimet për stinën e verës/ Shtohen importet për sezonin, anijet në nivelin më të lartë që nga 2005
Shqipëria duket se po hyn më e përgatitur në sezonin veror 2026, me rritje të ndjeshme të importeve në disa kategori të lidhura drejtpërdrejt me turizmin,......
Punimet në rrugën “Kthesa e Bërdicës - Ura e Bahçallëkut”, Karakaçi: Deri më 7 Maj përfundon asfaltimi
Punimet në segmentin rrugor “Kthesa e Bërdicës - Ura e Bahçallëkut”, Shkodër, një aks shumë i rëndësishëm si për kryeqendrën e veriut por edhe për......
Turizmi shqiptar përballë sfidave globale - Hila: Ka interes të shtuar, por pasiguri për të mbyllur rezervimet
Tensionet në Lindjen e Mesme po ridimensionojnë edhe turizmin. Europianët tashmë po kërkojnë alternativa të tjera për të pushuar, e një prej këtyre......
Shqipëria po bëhet “cashless” - Rriten ndjeshëm pagesat në POS. Bizneset drejt detyrimit për pajisje deri në 30 maj
Nga kafet e mëngjesit te blerjet në supermarkete, gjithnjë e më shpesh shqiptarët po zgjedhin të paguajnë me kartë. Vetëm në dy muajt e parë, janar–shkurt,......
Rritet konsumi i energjisë elektrike - ERE: Shkak zgjerimi i aktivitetit ekonomik nga bizneset dhe kërkesës nga familjet
Konsumi i energjisë elektrike në vend ka shënuar rritje gjatë vitit 2025, duke reflektuar një zgjerim të moderuar të kërkesës, të lidhur si me aktivitetin......
Përballueshmëria e blerjes së pronës, ku renditet Tirana? Kreditë e larta dhe të ardhurat e ulëta shtrenjtojnë blerjen e shtëpive në rajon
Sipas indeksit më të fundit të përballueshmërisë së banesave nga Numbeo, qytetet e Europës Juglindore vijojnë të përballen me vështirësi të theksuara për......


