Shqipëria Postuar më 26 Shkurt 2025, 10:44

Kontroll transaksioneve në zyrat e këmbimit - Tatimet, aksion në 20 subjekte. “Shënjestrohen” 643 të tjera

Nga Elisabeta Dosku

Kontroll transaksioneve në zyrat e këmbimit - Tatimet, aksion në

Paratë cash që qarkullojnë në ekonominë shqiptare janë në fokus të kontrolleve të shumta shtetërore.

Administrata Tatimore ka nisur inspektimet për zbatimin e ligjit mbi Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit në 20 zyra të këmbimit valutor, një aksion që pritet të vijojë dh në vazhdim me qëllim formalizimin e cashit në ekonomi.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve,  nga kontrollet ka rezultuar se  8 tatimpagues janë kapur duke mos lëshuar faturë për transaksionet e kryera, 9 tatimpagues kanë lëshuar faturë në momentin e kontrolleve të kryera dhe tre tatimpagues u gjetën të mbyllura.

Në kuadër të këtyre inspektimeve Administrata Tatimore ka njoftuar 643 subjekte për përmbushjen e detyrimeve tatimore.

Tatimet u rikujtojnë këtyre subjekteve se moslëshimi i kuponit tatimor për çdo transaksion, i klasifikon si subjekte me risk dhe i bën objekt kontrolli.

Sipas të dhënave zyrtare, përdorimi i parasë fizike mbetet ende mbizotërues në ekonominë shqiptare, duke mbartur kosto të larta për aktorët ekonomikë.

Strategjia afatmesme e të ardhurave 2024-2027 parashikon zbatimin e një plani masash nga administrata tatimore për të ulur pagesat me para në dorë në ekonomi.  Ndër këto masa përfshihet vendosja  një limiti për pagesat cash mes individëve; Reduktimi i mëtejshëm për pagesat me para në dorë mes bizneseve nga 150.000 lekë që është aktualisht. 

Po ashtu parashikohet krijimi i rregullave të riskut të cilat evidentojnë tatimpaguesit të cilët fragmentizojnë faturat për të mos kaluar limitin që përcakton ligji, si dhe tatimpaguesit që kanë nivel anormal të faturimit me para në dorë krahasuar me të ngjashmit e tyre.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat