Shqipëria Postuar më 26 Nëntor 2024, 13:33

Kontributet siguruan bonusin e pensionistëve - 10-mujori/ Të ardhurat në buxhet rriten me 580 milionë euro

Nga Elisabeta Dosku

Kontributet siguruan bonusin e pensionistëve - 10-mujori/ Të ardhurat

Buxheti i shtetit ka arkëtuar  589 miliardë lekë për periudhën janar-tetor 2024, me një rritje prej rreth 58 miliardë lekë apo 580 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. 

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet), për 10-mujorin 2024 u realizuan në masën 189 miliardë lekë, 21 miliardë lekë më shumë se 10-mujori i vitit të kaluar.  Po ashtu kanë tejkaluar planin me 1.6 miliardë lekë.

Perfomancën më të mirë në këtë drejtim e kanë dhënë të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të cilat u realizuan në masën 133.4 miliardë lekë, 13.4 miliardë lekë ose 11.2 % më shumë se 10-mujori 2023, si dhe realizim 101 % të planit për 10 – mujorin 2024. Kjo ka ardhur edhe për shkak të fushatës antiinformalitet sa i takon nëndeklarimit të pagave, ku rezultoi se në fazën e parë mbi 9 mijë biznese reaguan me rritje të deklarimeve.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizua në masën 49 miliardë lekë, 8.7 miliardë lekë ose 21.7 % më shumë se 10-mujori 2023, si dhe 1 miliardë lekë ose 2.1% më shumë se plani, duke konfirmuar edhe njëherë rritjen e konsumit përgjatë këtij viti.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 47 miliardë lekë. Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 54.9 miliardë lekë, 6.5 miliardë lekë më shumë se 10-mujori 2023, si 0.8 % mbi planifikimin e bërë. Nga taksat nacionale po ashtu u mblodhën   6.7 miliardë lekë.

Të ardhurat doganore të mbledhura nga administrata doganore u realizuan në vlerën 190.4 miliardë lekë, 11.4 miliardë lekë ose 6.4 % më shumë se 10-mujori 2023. Të ardhurat nga TVSH në import për 10-mujorin rezultojnë 128 miliardë lekë, 7.2 miliardë lekë ose 6% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 52.5 miliardë lekë,  duke shënuar rritje me rreth 4.4 miliardë lekë. Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2.4 miliardë lekë dhe nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 7.4 miliardë lekë.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 10 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 517 miliardë lekë me një realizim në masën 91.7 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me një vit më parë, ky zë ka rezultuar 7.1 përqind më i lartë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat