Kontribute të mbipaguara nga qytetarët? - Avokati i Tatimpaguesve: Sistemim automatik pa pasur nevojë për kërkesë

Avokati i Tatimpaguesve evidenton nevojën për lehtësim procedural në sistemimin e detyrimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore që rezultojnë të mbipaguara nga individët për të njëjtën periudhë tatimore.
Referuar raportit vjetor të këtij Institucioni për vitin 2025, një nga problemet më të shpeshta që raportohet nga tatimpaguesit lidhet me mënyrën se si tatimpaguesit arkëtojnë pagesat mujore.
Ankesat e konstatuara tregojnë se disa tatimpagues, gabimisht, paguajnë një muaj të caktuar në vend të muajit që realisht duhet të paguhet. Si pasojë, për një muaj të periudhave të kaluara ndodh që pagesa e sigurimeve shoqërore të kryhet dy herë. Kjo situatë është evidentuar veçanërisht gjatë gjashtëmujorit të parë të viti që lam pas.
Aktualisht, sistemimi i këtyre pagesave bëhet me kërkesë të vetë tatimpaguesit. Megjithatë, është vlerësuar se kjo procedurë krijon vonesa të panevojshme administrative dhe favorizon kryesisht tatimpaguesit që janë më të informuar për procedurat. Në të njëjtën kohë, kjo rrit edhe pasigurinë juridike për qytetarët dhe bizneset.
Nga përgjigjet e dhëna lidhur me këtë çështje rezulton se administrata tatimore është duke punuar për përmirësimin e sistemit të paraqitjes së kërkesave për sistemim të detyrimeve tatimore.
Ndërkohë, rekomandimi i Avokatit të Popullit është që t ndërhyhet në udhëzimin procedural , që në rastet kur konstatohet pagesë e dyfishtë për të njëjtën periudhë, administrata tatimore të kryejë sistemimin automatik të shumës së mbipaguar, pa qenë e nevojshme që tatimpaguesi të paraqesë kërkesë. Po ashtu, tatimpaguesi duhet të njoftohet elektronikisht për kryerjen e këtij veprimi.
Sipas raportit, një sistem i tillë automatik do të ishte më i drejtë dhe më efikas, si për tatimpaguesit ashtu edhe për administratën tatimore, duke reduktuar procedurat dhe duke shmangur vonesat në trajtimin e rasteve të mbipagesave.
Sektori i turizmit, me informalitet të lartë - ALTAX: 70-80% e njësive akomoduese afatshkurtra, jashtë sistemit tatimor
Turizmi shqiptar po përballet me një asimetri fiskale, që do të thotë se rritja e vrullshme e viteve të fundit e numrit të turistëve, nuk po shoqërohet me......
“KAYO” drejt partneritetit për industrinë e mjeteve pa pilot - Qeveria miraton kushtet për bashkëpunim publik–privat në prodhimin e dronëve
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e kushteve të negociimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, me partnerë privatë, me synim krijimin......
Nafta e mbyll javën pranë 95 USD për fuçi - Realizon humbjet më të mëdha javore që nga viti 2022
Nafta e mbylli javën pranë 95 dollarëve për fuçi, për shkak të arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Megjithatë, tensionet janë......
Kosova miraton marrëveshje kredie për zhvillim ekonomik - Financime për sektorin financiar, energji dhe tregti rajonale
Kuvendi i Kosovës ka miratuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të parashikuara në rendin e ditës, duke i dhënë dritën jeshile disa projektligjeve të......
''Paga e 13-të, praktikë e zakonshme në vendet e BE-së'' - Ministri Murati: Shtesa, 200 milionë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se praktika e pagës së 13-të ekziston në vendet e Bashkimit Evropian dhe nuk është një ide e re, duke iu......
Mekanizëm i ri për financimin e projekteve publike - Qeveria miraton skemën e re për financimin nga fondet e lojërave të fatit
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se është ndërmarrë një tjetër hap konkret për forcimin......
Lufta në Iran “dërmon” konsumatorin amerikan - Besimi bie në nivelin më të ulët historik në prill, rritet inflacioni
Besimi konsumator në Shtetet e Bashkuara ra në një nivel rekord të ulët, gjatë muajit prill, ndërsa është shtuar frika për rritjen e çmimeve të energjisë dhe......
Artemis II kthehet me sukses në Tokë - Qëllimi final, prania afatgjatë në Hënë për të eksploruar Marsin
Kapsula Artemis II dhe ekuipazhi i saj prej katër anëtarësh u ulën në mënyrë të sigurt në Oqeanin Paqësor, pas gati 10 ditësh në hapësirë, duke përmbyllur......


