“Kontratat publike, verifikoni kompanitë”/ APP, institucioneve: Mund të jenë të përjashtuar nga e drejta për të përfituar

Agjencia e Prokurimit Publik u ka kërkuar autoriteteve kontraktore që të forcojnë verifikimet paraprake të operatorëve ekonomikë, përpara nënshkrimit të kontratave apo marrëveshjeve kuadër, me qëllim shmangien e shkeljeve dhe garantimin e një procesi të rregullt prokurimi.
Në një rekomandim zyrtar, APP thekson se institucionet duhet të sigurohen që operatorët ekonomikë nuk janë të përjashtuar nga e drejta për të përfituar kontrata publike, përpara se të vijojnë me procedurat e nënshkrimit.
Sipas dokumentit, legjislacioni në fuqi parashikon se një operator ekonomik mund të përjashtohet nga pjesëmarrja në tenderë për një periudhë nga 3 muaj deri në 3 vjet, në rast se ka paraqitur dokumente të rreme apo ka dhënë informacion të pasaktë për qëllime kualifikimi. Në këto kushte, nëse një operator rezulton i përjashtuar, autoritetet kontraktore nuk duhet të vijojnë me nënshkrimin e kontratës apo të minikontratave.
APP nënvizon se verifikimi duhet të kryhet jo vetëm në fazën e përzgjedhjes së fituesit, por edhe në momentin e nënshkrimit të kontratës. Për këtë qëllim, rekomandohet kontrolli i vazhdueshëm i listave të publikuara nga APP për operatorët e përjashtuar.
Në dokument theksohet gjithashtu se mosrespektimi i këtyre procedurave përbën kundërvajtje administrative dhe mund të shoqërohet me masa ndëshkuese sipas ligjit për prokurimin publik.
Nafta nën 200 lekë për litër, Bordi i Transparencës ul ndjeshëm çmimet e karburanteve
Çmimi i shitjes me pakicë për një litër naftë do të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri dhe për benzinën jo më shumë se 172 lekë/litri. Vendimi hyn në fuqi......
Kryeministri Edi Rama në Barcelonë, takim në Dhomën e Tregtisë së Katalonjës
Gjatë vizitës së tij në Barcelonë Kryeministri Edi Rama është pritur edhe në Dhomën e Tregtisë së Katalonjës. Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan......
Guvernatori Sejko pjesë e tryezës së rrumbullakët rajonale për SEPA dhe TIPS Clone
Guvernatori Sejko mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët rajonale me bankat qendrore të Ballkanit Perëndimor dhe Bankën e Italisë, ku u diskutua progresi......
Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare, sinjale shtensionimi pas armëpushimit Izrael-Liban
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik është hequr, sipas deklaratave zyrtare iraniane. Rruga detare është hapur për trafikun tregtar......
Vendimet e Qeverisë, miratohet ngritja dhe funksionimi i Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit
Në mbledhjen e kësaj të premteje Këshilli i Ministrave miratoi vendim për organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, përcaktimin e......
Guvernatori Sejko takon Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë pranë Bankës Botërore, Bugamelli
Guvernatori Sejko zhvilloi një takim me z. Matteo Bugamelli, Drejtor Ekzekutiv për Shqipërinë pranë BB, në kuadër të pjesëmarrjes në Mbledhjet e Pranverës......
Inflacioni në Shqipëri më i ulët se në rajon/ Eurostat: Norma në Mars vlerësohet në 2.6%, kundrejt 2.8% në BE
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Mars të këtij......
Nafta fiksohet në 210 lekë/litër - Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në mbledhjen e zhvilluar më 17 prill 2026, duke përcaktuar tavanet për shitjen me pakicë dhe......


