Shqipëria Postuar më 25 Prill 2025, 11:38

Kontratat publike, përjashtohen 20 operatorë - APP: 50% e tyre paraqitën të dhëna të rreme në tenderë

Nga Ola Mitre

Kontratat publike, përjashtohen 20 operatorë - APP: 50% e tyre

20 operatorë ekonomikë u përjashtuan nga e drejta për të fituar kontrata publike gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave nga Agjencia e Prokurimit Publik, 10 prej tyre u përjashtuan për shkak të keqinformimit dhe paraqitjes në tenderë të dokumentave që përmbajnë të dhëna të rreme. Ndërsa, 10 operatorët e tjerë u përjahstuan për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale.

Përjashtimi i tyre erdhi pas hetimit administrativ të zhvilluar nga APP, bazuar në ankesat e mbërritura pranë këtij dikatesteri nga operatorë të tjerë ekonomikë, na autoritete kontratore apo nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në total, gjatë vitit që shkoi u paraqiën në total 64 ankesa, por teksa për 20 prej u vendos përjashtimi nga e drejta për të fituar kontrata publike, për pjesën tjetër vendim është i ndryshëm. Kështu, për 29 operatorë ekonomikë, APP nuk nisi procedim administrativ, pasi  ankesa e paraqitur nga propozuesit u konsiderua me dokumentacion të pamjaftueshëm dhe e paargumentuar për të filluar procedimin administrativ, apo pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se, nuk janë plotësuar kushtet për nisjen e procedimit administrativ, sipas parashikimeve ligjore.

Në 7 raste procedimi administrativ u pezullua për shkak të procesit gjyqësor të nisur nga operatorët ekonomikë, ndërsa në 4 të tjerë u vendos mospërjashtimi.

Ndërkaq, 4 prej ankesave janë ende në process dhe nuk ka një vendim final mbi përjashtimin apo jo të operatorëve nga e drejta për të fituar kontrata publike. 

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat