Kontabilistët, rol thelbësor në integrimin në BE - 25-vjetori i IKM/ Digjitalizimi dhe konkurrenca, sfidat e reja të sektorit

Profesioni i kontabilistit në vend përballet me sfida të reja siç është digjitalizimi, inteligjenca artificiale dhe konkurrenca. Në konferencën e 25-vjetorit të themelimit të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar të Shqipërisë (IKM) u vu theksi tek arritjet, sfidat, rëndësia e profesionit të kontabilistit në zhvillimin ekonomik të vendit, luftën kundër informalitetit si dhe procesin e integrimit europian.
“Kemi rritur cilësinë dhe shërbimet e kontabilistëve dhe kemi konsoliduar pozicionin e profesionistit në sfidat aktuale. Profesioni i kontabilistit përballet me sfida të reja, digjitalizimi, konkurrenca dhe sfida e tërheqjes së të rinjve në profesion. Sapo kemi nënshkruar një marrëveshjeje të re bashkëpunimi me një organizatë ndërkombëtare që e vendos kontabilitetin shqiptar në një pozicion të ri dhe standarde të reja” tha Dritan Fino, Kryetar i Bordit të BMP.
Në konferencë u theksua roli i pazëvendësueshëm të kontabilistëve në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Vendi është në një moment kyç të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, ku harmonizimi i legjislacionit me standardet e BE-së kërkon punë të thelluar dhe bashkëpunim rajonal. Shumë ligje kërkojnë që t’i bëjmë vetë organike, dhe ky është një proces që kërkon përfshirjen e profesionistëve”, tha Milva Ekonomi.
“Implementimi i reformave kërkon profesionalizmin dhe integritetin tuaj. Besimi që sillni ju është ai që i duhet sot ekonomisë, biznesit dhe individëve,” theksoi Jorida Tabaku.
Konferenca shënoi një moment reflektimi mbi kontributin 25-vjeçar të Instituti i Kontabilistëve të Miratuar, ndërsa pjesëmarrësit nënvizuan nevojën për rritjen e standardeve profesionale, forcimin e transparencës dhe përgatitjen e profesionistëve për një treg gjithnjë e më të digjitalizuar dhe të integruar me BE-në.
Mali i Zi synon të reduktojë deficitin buxhetor - Qeveria miraton projektbuxhetin. 1.1 miliardë euro investime kapitale në 3 vjet
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026, duke synuar një deficit prej 278 milion eurosh, që përkon me 3.2% të PBB-së, më i ulët se......
“Eficienca e energjisë, në krye” - Ligji i ri vendos godinat publike në qendër, të ulin çdo vit konsumin me 1%
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për eficiencën e energjisë”, një nismë që synon të ndryshojë mënyrën......
Sa të mitur shqiptarë morën leje qëndrimi në Europë? Në total u dhanë 147 mijë leje, shqiptarët përbëjnë 13% të totalit
Të dhënat më të fundit të Eurostat për vitin 2024 tregojnë se Shqipëria vijon të jetë një nga vendet kryesore të origjinës së të miturve që marrin leje të......
Trump heq tarifat 40% për produktet braziliane - Vendimi përfshin kafenë, mishin, kakaon dhe frutat
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hoqi tarifat 40% mbi produktet ushqimore braziliane, duke përfshirë mishin, kafenë, kakaon dhe frutat. Masat ishin......
Turizmi dhe ndërtimi, “fituesit” e rinj të territorit/ Në një dekadë, pesha e bujqësisë në prodhimin kombëtar ka rënë ndjeshëm
Ekonomia duket se po orienton gjithnjë e më shumë aktivitetin drejt ndërtimit, tregtimit të pronave dhe turizmit. Të dhënat e Institutit të Statistikave......
Rrjetet e pastrimit të parave, në mbështetje të Rusisë - Grupet kriminale kthejnë paratë “cash” në kripto, për të shmangur sanksionet
Një rrjet pastrimi parash me vlerë miliarda dollarë, që operonte në Britani, bleu aksione kontrolluese në një bankë të Kirgistanit për të lehtësuar shmangien......
Samiti i “Planit të Rritjes” në Tiranë - Rama: Jemi këtu të ndërtojmë atë që na takon të ndërtojmë sot
Ka nisur në Tiranë samiti “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE", ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka pasur një javë të paqëndrueshme duke regjistruar lëvizje të vazhdueshme të kuotës teksa është blerë këtë të premte me 83.2 lekë dhe është......





