Konsumi rritet me 89 milionë euro/ 6-mujori, buxheti arkëtoi 443 milionë euro nga TVSH e brendshme

Gjysma e parë e vitit është mbyllur me një rritje të ndjeshme të konsumit në vend. Qytetarët shqiptarë por edhe turistët e huaj kanë shfaqur tendencën për të shpenzuar më shumë për produkte dhe shërbime përgjatë periudhës janar-qershor 2026.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, është zëri me performancën me pozitive, ndër të gjitha zërat e tjerë që furnizojnë arkën e shtetit.
Konkretisht, të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) e cila është matës i konsumit të brendshëm në vend, u realizuan në shumën 41.6 miliardë lekë apo 443 milionë euro ose e thënë ndryshe, 8.4 miliardë lekë apo 89 milionë euro më shumë. E shprehur në përqindje, rritja rezulton në 25.4% më shumë se gjashtëmujori 2025.
Po ashtu, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, regjistron një realizim në shumën prej 6.3 miliardë lekë ose 17.9% më shumë se plani për gjashtëmujorin e vitit 2026.
Rimbursimet e dhëna për periudhën Janar-Qershor 2026 janë në shumën 7.9 miliardë lekë.
Ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë perfomancë është rritja graduale e numrit të turistëve në vendin tonë, të cilët përpos interesit për zonat bregdetare, kanë pasur interes të shtuar për zonat urbane, historike dhe malore, të cilat nuk lidhen domosdoshmërisht me periudhën e verës. Duke qenë se linjat ajrore low cost ofrojnë çmime të lira biletash, agjenci të ndryshme organizojnë udhëtime me gudia për turistët. Po ashtu edhe kushtet atmosferike kanë qenë favorizuese, duke bërë që turizmi të prodhojë konsum të lartë në të gjitha sezonet.
Ndërkaq, një zë tjetër që ka ndikuar në këtë performancë pozitive të të ardhurave ka qenë dhe reforma e pagave në administratë, për një sërë kategorish që paguhen nga buxheti i shtetit, duke u dhënë kështu shumë mundësi qytetarëve për të shpenzuar. Kjo reformë ka vënë në lëvizje edhe sektorin privat duke nxitur në mënyrë indirekte lëvizje në paga, duke bërë që të rritet paga mesatare ne shkallë vendi, çka ka sjellë dhe konsum të shtuar.
Nga ana tjetër, një përqindje inflacioni më e stabilizuar përgjatë këtij viti është reflektuar në më shumë konsum.
FIFA, 15 mld dollarë nga Kupa e Botës - Të ardhura rekord që tejkalojnë pritshmëritë
FIFA do të njoftojë një rekord prej 15 miliardë dollarë të ardhura nga Kupa e Botës, duke tejkaluar ndjeshëm objektivat e vendosura para turneut. Fillimisht,......
Projekti i ri "Korridori Jetësor i Energjisë" - Synohen dy milionë fuçi naftë në ditë nga Iraku në Mesdhe
Në një veprim strategjik që po ndryshon rrënjësisht ekuilibrin e fuqisë në tregun ndërkombëtar të energjisë, Iraku dhe Siria kanë nënshkruar një memorandum......
Raporti 6 mujor, kryhen mbi 5.300 inspektime - Muçaj: Aksidentet fatale në vendin e punës u ulën me 50%
Inspektorati Shtetëror i Punës ka shtuar kontrollet në terren gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026. Nga janari deri në qershor janë kryer 5 mijë e 371......
Mbi 201 mijë mjete iu nënshtruan kontrollit teknik - DPSHTRR publikon shifrat e gjysmës së parë të vitit
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor publikon bilancin e kontrollit teknik dhe regjistrimit të mjeteve për periudhën janar–qershor......
Trump fajëson Kanadanë për tymin në Nju Jork - “Kostot e dëmeve nga zjarret do t’u shtohen tarifave tregtare”
Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi ashpër Kanadanë për zjarret masive që kanë mbuluar zona të mëdha të Shteteve të Bashkuara me një shtresë të......
Spitalla, më fitimprurësja për banesat e vogla në Durrës - Investropa: Disa zona me kosto më të ulët ofrojnë rendimentin më të mirë
Investimi në apartamente tip studio ose garsoniere në Durrës po rezulton më fitimprurës në lagjet ku çmimet e blerjes janë ende relativisht të ulëta. Sipas......
Anijet çisternë po përballen me skenarin më të keq - Irani intensifikon sulmet në Hormuz, trafiku bie në nivelin më të ulët në 3 javë
Gjendja e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit është shndërruar në “skenarin më të keq të mundshëm” për anijet cisternë që transportojnë naftë, pasi Irani ka......
Startup-et shqiptare, 31% gjenerojnë të ardhura - Raporti, vetëm 14% kanë produkte të gatshme me pagesë
Ekosistemi i startup-eve në Shqipëri po shfaq një nivel gjithnjë e më të avancuar zhvillimi, ku pjesa më e madhe e sipërmarrjeve të reja kanë kaluar fazën......

