Konsumi rritet me 106 milionë euro - 7-mujori/Buxheti, rekord arkëtimesh nga TVSH-ja

Ky vit është shoqëruar me konsum në rritje të produkteve dhe shërbimeve nga ana e qytetarëve shqiptarë dhe turistëve të huaj, të cilët duket se e kanë “lëshuar” dorën.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave për periudhën janar-korrik 2026, tregojnë se të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, është zëri me performancën me pozitive, ndër të gjitha zërat e tjerë që furnizojnë arkën e shtetit.
Konkretisht, të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) e cila është matës i konsumit të brendshëm në vend, u realizuan në shumën 49 miliardë lekë ose e thënë ndryshe 9.8 miliardë lekë apo 106 milionë euro më shumë. E shprehur në përqindje, rritja rezulton në 25.1% më shumë se 7-mujori 2025.
Po ashtu, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, regjistron një realizim në shumën prej 1.2 miliardë ose 102.6% të planit për shtatëmujorin e vitit 2026.
Rimbursimet e dhëna për periudhën Janar-Korrik 2026 janë në shumën e 8.8 miliardë lekë.
Ndërsa totali i arkëtuar nga ky zë, përfshirë edhe TVSH-në në import rezulton në 143,4 miliardë lekë me një kapërcim prej 13,1 miliardë lekë në raport me një vit më parë apo 10.1 %. Kjo shifër është dyfishuar në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2026. Ndërsa vetëm për muajin korrik janë mbledhur 22.7 miliardë lekë, shifra më e lartë krahasuar me të njëjtin muaj të viteve të mëparshme.
Ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë performancë pozitive është rritja graduale e numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë. Përveç zonave bregdetare, turistët kanë shfaqur interes të shtuar edhe për qendrat urbane, destinacionet historike dhe zonat malore, duke e shtrirë konsumin turistik përtej sezonit tradicional të verës. Kontribut kanë dhënë edhe linjat ajrore loë cost, të cilat, përmes çmimeve më të përballueshme, kanë lehtësuar udhëtimet drejt vendit, ndërsa agjencitë turistike kanë zgjeruar ofertën me guida dhe paketa për destinacione të ndryshme. Në të njëjtën kohë, kushtet e favorshme atmosferike kanë mbështetur një fluks më të qëndrueshëm vizitorësh, duke bërë që turizmi të gjenerojë konsum në periudha të ndryshme të vitit.
Një tjetër faktor me ndikim ka qenë reforma e pagave në administratën publike, e cila ka rritur të ardhurat për një sërë kategorish të punësuara në sektorin shtetëror dhe, rrjedhimisht, edhe mundësinë e tyre për të konsumuar më shumë. Efekti i kësaj reforme është përcjellë edhe në sektorin privat, duke nxitur lëvizje graduale në nivelet e pagave dhe duke kontribuar në rritjen e pagës mesatare në shkallë vendi. Rritja e të ardhurave të disponueshme është reflektuar më pas në një kërkesë më të lartë për mallra dhe shërbime.
Vijon rënia në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja kryesore?
Dollari amerikan edhe pse duket relativisht i stabilizuar këtë mëngjes vijon të qëndrojë në kuota negative përballë monedhës vendase duke u blerë sot me 78.7......
Vizitorët e huaj nxisin turizmin grek - Në qershor kërkesa vendase ishte në rënie
Aktiviteti turistik në strukturat akomoduese në Greqi u rrit në qershor 2026, me vizitorët e huaj që vepruan si nxitësi kryesor si i mbërritjeve, ashtu edhe......
Shtrenjtohet energjia për familjet britanike - Faturat rriten me 4% nga tetori. Çmimi më i lartë në tre vjet
Çmimet e gazit dhe energjisë elektrike në Britani do të rriten me 4% nga tetori, pasi u rritën me 13% në fillim të korrikut, të ndikuara nga rritja e çmimeve......
Çmimet e gazit në Evropë po rriten ndjeshëm - Kush do të jetë i pari që do të paguajë më shumë?
Faturat e gazit dhe energjisë elektrike mund të rriten në Evropë këtë dimër nëse çmimet me shumicë mbeten të larta për aq kohë sa të arrijnë tek......
Ekonomia gjermane u rrit pavarësisht krizave - Borxhi i lartë shton rrezikun që vlerësimi i kreditit të vendit të ulet
Ekonomia gjermane po jep një shenjë jete me një rritje të re, megjithëse të vogël, pavarësisht të gjitha krizave. Nga prilli deri në qershor, Prodhimi i......
Kanadaja, tarifa deri në 50% për SHBA - Në shënjestër, rreth 20 miliardë USD produkte amerikane
Kanadaja njoftoi vendosjen e tarifave reciproke ndaj Shteteve të Bashkuara, sipas skemës së ashtuquajtur “dollar për dollar”, në shenjë hakmarrje ndaj......
Kompanitë detare do raportojnë për gazet serrë - Rregulla të reja për anijet, do monitorohen shkarkimet e CO₂, metani dhe N₂O
Kompanitë e transportit detar do të duhet të monitorojnë dhe raportojnë shkarkimet e gazeve serrë të anijeve që operojnë përmes porteve shqiptare. Detyrimet......
500 milionë lekë për rehabilitimin e fasadave në Dhërmi - Ndërhyrje në 160 objekte. Synohet rikthimi i identitetit tradicional
Bashkia Himarë ka shpallur hapjen e garës për rehabilitimin dhe rikualifikimin urban të fasadave dhe territorit në fshatin Dhërmi, në zonën e mbrojtur......

