Konsumi i karburantit arrin shifër rekord - 279 mijë ton vetëm në 5 muaj. Rritet kërkesa e brendshme
Nafta dhe benzina po kthehen ndër produktet që po njohin konsum të lartë nga ana e qytetarëve shqiptarë por edhe nga turistët. Karburantet kanë shënuar rritjen më të lartë ndër mallrat e tjera të akzizës të importuara në 5 muajt e parë të vitit.
Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, deri në muajin Maj 2025 janë zhdoganuar dhe kanë shkuar për konsum nga afro 279.2 mijë ton karburant. Krahasuar me janar-maj 2024, importet e këtij produkti janë rritur me 32 mijë tonë.
Nëse do të analizojmë importin e këtij produkti në këtë periudhë në raport me vitet e kaluara, shifra arrin nivel rekord.
Rritja e konsumit të karburanteve, si një nga produktet kryesore që ndikon në zinxhirin ekonomik të mallrave dhe shërbimeve, sinjalizon rritje të kërkesës së brendshme dhe rritje ekonomike, si dhe nisjen e një viti të mbarë turistik dhe më shumë shpenzime nga ana e qytetarëve shqiptarë.
Një nga arsyet është edhe rënia e çmimit të naftës në treg, e cila aktualisht tregtohet mesatarisht me një çmim 175 lekë për litër, çka i bën qytetarët të lëvizin më shumë përgjatë fundjavave dhe të shfrytëzojnë pushimet afatshkurtra. Po ashtu shtrirja e sezonit turistik përgjatë gjithë vitit, ku nuk kemi vetëm turistë të interesuar për zonat bregdetare, por edhe për të vizituar qytete turistike të vendit, dhe pjesë e mirë vijnë me automjete personale apo marrin makina me qira, ka bërë që të rritet ndjeshëm konsumi.
Nga ana tjetër, rritje ka pasur dhe importi i birrës, ku duket se strukturat akomoduese po bëhen gati të presin më shumë turistë. Në 5 mujorin e parë 2025 janë importuar 18.9 mijë ton birrë, nga 17.5 mijë ton të importuara në janar-maj 2024.
Por përpos rolit që luan turizmi në importin e këtij produkti, blerja e sasive të konsiderueshme nga jashtë është favorizuar edhe nga unifikimi i akcizës për prodhimin vendas, ka sjellë disavantazh për fabrikat që operojnë në Shqipëri të cilat po përballen me kosto të larta dhe vështirësi të shumta, por nga ana tjetër ka krijuar më shumë terren për importuesit.
Importi i kafesë po ashtu ka ardhur në rritje, ku në 5-mujorin e parë të vitit janë importuar 3983 ton, me një rritje prej 466 ton në raport me një vit më parë. Ndër mallrat e akcizës rënie ka pësuar vetëm importi i cigares, me 172 ton, ku në 5 muaj janë importuar 976 ton nga 1148 ton në janar-maj 2024.
Të ardhurat nga akciza për periudhën janar-maj 2025 u regjistruan në 25.7 miliardë lekë, duke shënuar rritje me 2.6 miliardë lekë ose 11.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, si dhe realizim 1.1 miliardë lekë më shumë se plani.

Gjiri i Vlorës me impiant trajtimi për ujërat e zeza - Në funksion brenda vitit, Verçani: Është projektuar për 53 mijë banorë
Ujërat e zeza në zonën e Orikumit nuk do të derdhen më në det, pasi një nga projektet që synon mbrojtjen e gjirit të Vlorës po shkon drejt......

Kthimi i minierave në panele diellore - Procesi mund të shtojë 300 GW energji të rinovueshme deri në 2030
Shndërrimi i minierave të qymyrit, të mbyllura së fundmi, në termocentrale të energjisë diellore mund të shtojë pothuajse 300 GW energji të rinovueshme deri......

AAPSK dhe UNICEF fuqizojnë bashkëpunimin: Trajnim për kriptomonedhat për përdorimin me impakt social!
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në bashkëpunim me UNICEF Shqipëri, organizoi një trajnim për ndërtimin e......

Në kërkim të pavarësisë bërthamore - BE, 240 miliardë euro për t’u shkëputur nga energjia ruse
Pasi ka nisur reduktimin e varësisë nga hidrokarburet ruse, Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së të gjitha lidhjeve energjetike me......

Mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme - 4 milionë lekë për të rinjtë sipërmarrës në Durrës
Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka autorizuar ndihmën shtetërore “grante për të rinjtë në mbështetje të zhvillimit të iniciativave ekonomike lokale”, mbi......

Në Europë rritet “buka”, në Shqipëri argëtimi/ “Qejfi” na kushton rreth 5 herë më shumë se europianëve
Nëse analizojmë rritjen e çmimeve sipas vendeve të rajonit, shifrat tregojnë se Shqipëria pozicionohet relativisht mirë krahasuar me disa nga fqinjët në......

Konsumojmë më pak se gjysma e europianit/ Indeksi i konsumit individual, renditemi në fund të Europës dhe rajonit
Të dhënat më të fundit të Agjencisë Europiane të Statistikave, për vitin 2024, tregojnë se, një shqiptar mesatar konsumon sa 41% e një qytetari europian. Kjo......

Lejet e ndërtimit dhe pronat “furnizojnë” bashkitë - 185 mln euro nga infrastruktura, 77.4% i takon Bashkisë Tiranë
Pushteti vendor ka performuar pozitiv në mbledhjen e të ardhurave të veta vendore gjatë vitit 2024 krahasuar si me treguesit kombëtar të produktit të......