Konsumatori dhe biznesi, më shumë besim në ekonomi - BSH: Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 1.1 pikë në muajin mars
Treguesi i ndjesisë ekonomike, një indikator që matet nga Banka e Shqipërisë, u rrit me 1.1 pikë në muajin mars duke qëndruar 8.1 pikë mbi mesataren historike. Në këtë rritje ndikuan përmirësimi i besimit konsumator dhe i bizneseve në të gjithë sektorët, me përjashtim të sektorit të tregtisë, që dha një kontribut negativ.
Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 1.4 pikë përqindje, duke qëndruar rreth 6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Përmirësimi në muajin mars u përcaktua nga vlerësimet optimiste për kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet, si dhe vlerësimi më optimist për prodhimin industrial aktual. Bizneset vlerësojnë në rënie të lehtë gjendjen e inventarëve, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen kanë shënuar rritje të lehtë krahasuar me muajin e kaluar.
Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 1.6 pikë përqindje dhe niveli i tij vijon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike. Ecuria e këtij muaji u përcaktua nga rritja e vlerësimeve të bizneseve për aktivitetin aktual ndërtues. Gjithashtu, bizneset u shprehën optimiste për punësimin në të ardhmen, ndërsa pritjet për çmimet u rishikuan lehtë për poshtë.
Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 1.2 pikë përqindje dhe qëndron rreth 13 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares historike. Përmirësimi u përcaktua nga vlerësimet më pozitive të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre. Po ashtu, pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen janë rritur.
Treguesi i besimit në tregti u ul me 2.1 pikë përqindje në muajin mars. Megjithatë, niveli i tij vijon të qëndrojë rreth 5 pikë përqindje mbi mesataren historike këtë muaj. Në këtë ecuri ndikuan vlerësimet më pesimiste për ecurinë aktuale të biznesit, si dhe pritjet në rënie për nivelin e punësimit në të ardhmen. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar në rënie.
Treguesi i besimit konsumator u rrit me 2.3 pikë përqindje për të dytin muaj rresht, duke e çuar nivelin e këtij treguesi përsëri mbi mesataren historike me 3.5 pikë përqindje. Rritja këtë muaj ka reflektuar si pritjet më optimiste për situatën e përgjithshme të ekonomisë dhe për gjendjen e tyre financiare në të ardhmen ashtu edhe situatën e përmirësuar të blerjeve në shuma të mëdha.
Të dhënat me frekuencë tremujore tregojnë se vlerësimet e bizneseve për gjendjen financiare janë më të ulëta se në tremujorin e katërt të vitit 2024. Megjithatë, niveli i tyre në tremujorin e parë 2025 mbetet ndjeshëm mbi mesataren historike.
Sondazh

“Gjithçka për suksesin e sipërmarrësit shqiptar” - Berisha: Do të lehtësojmë në maksimumin e mundshëm barrën fiskale
Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për suksesin e sipërmarrësit shqiptar duke lehtësuar në maksimumin e mundshëm barrën fiskale dhe mbrojtur eksportet.......

FMN nuk sheh recesion në “horizont” - Por, pasiguria e shkaktuar nga tarifat mund të dëmtojë rritjen globale
Përpjekja e presidentit amerikan Donald Trump për tarifa gjithëpërfshirëse po krijon pasiguri të madhe dhe dëmton besimin, por nuk ka gjasa të shkaktojë një......

Indianët zotërojnë më shumë prona në Londër sesa vetë anglezët!
Llogaritjet e fundit nga zhvilluesi Barratt London treguan se numri i indianëve që zotërojnë pasuri të paluajtshme në zemër të Mbretërisë së Bashkuar......

Kroacia, 2.7 miliardë euro për mbrojtjen - Kryeministri Plenkoviç: Buxheti është 5-fishuar në raport me vitin 2016
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka njoftuar se buxheti i mbrojtjes në vend do të rritet, ndërsa Bashkimi Evropian përballet me presionin për të forcuar......

“Të ardhurat për frymë janë 3-fishuar” - Rama: Në vitin 2030 do të arrijnë në 15 mijë euro
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në platformat sociale, Kryeministri Edi Rama u shpreh se që nga viti 2013 e deri më sot të ardhurat për frymë në......

Impianti diellor lundrues në Vaun e Dejës - Projekti me vlerë 13.86 mln euro, KESH: Zbatimi nis brenda vitit 2025
Projekti për ndërtimin e një impianti diellor lundrues për prodhimin e energjisë elektrike në Vaun e Dejës po shkon drejt zbatimit. 4 vite pas krijimit të......

Shqipëria, më tërheqëse për investitorët ekzistues/ Fitimi i riinvestuar zinte rreth 54% të totalit të IHD-ve në vitin 2024
Investimet e huaja direkte gjatë vitit të kaluar në vendin tonë prekën shifrën e 1.58 mld eurove, duke regjistruar vlerën më të lartë në terma vjetorë.......

Strategji e re për blegtorinë - Hapet tenderi 5.8 milionë lekë për planin e biznesit
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për hartimin e studimit të fizibilitetit dhe planit të biznesit për zhvillimin e sektorit të blegtorisë. Fondi......