Konstituohet Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale - Mazniku: Bashkitë duhet të luajnë rol në zhvillimin e ekonomisë

Këtë të martë është konstituar Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Bashkëkryetari i Komisionit, Arbjan Mazniku, në fjalën e tij tha se ndryshimi territorial është I domosdoshëm për të krijuar institucione vendore të qëndrueshme.
“Të ndërlidhim në mënyrën më të mirë të mundshme kompetencat që bashkitë kanë, territorin dhe të gjitha përgjegjësitë që ato kanë. Qëllimi final është të krijojmë një reformë, ku të sigurohemi që kemi institucione të afta, eficente dhe demokratike. Të sigurohemi të kemi struktura që të jenë pranë njerëzve, dëshojnë dhe përfaqësojnë problemet e tyre, por edhe për ti zgjidhur.
Bashkitë duhet të fillojnë gjithmonë e më shumë të luajnë një rol të rëndësishëm, si aktorë të zhvillimit ekonomik të territorit të tyre. Duhet të punojnë për të kuptuar si vijnë më shumë investiture, si happen më shumë biznese, si krijohet më shumë punësim dhe të kenë gjithashtu një rolaktiv duke marrë pjesë në zhvillimin ekonomik të territorit të tyre”, tha Mazniku.
Komisioni do të përbëhet nga 16 anëtarë dhe në kuadër të veprimtarisë së tij, do të zhvillojë konsultime dhe seanca diskutimi me institucionet e përfshira në proces.
Në komisionin e ri parashikohet shqyrtimi i kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore; opsione të reja për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore,analizë e sistemit të financave vendore, etj.
Për shkak të fenomenit të emigrimit, bashkitë kanë humbur popullsi duke u tkurrur në mënyrë të ndjeshme. Referuar censit 2023, 14 nga 61 bashki kanë nën administrim një popullsisë prej më pak se 10 mijë banorësh, ndërsa 5 bashki kanë më pak se 5 mijë banorë.
“Shqipëria, mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë” - Georgieva, FMN: BSH ka pasur rol kyç. Lagard, BQE: Ka përjetuar ndryshime të mëdha
Në kuadër të 100-vjetorit të saj, Banka e Shqipërisë ka marrë vlerësime edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane për rolin e saj në......
Prodhuesit shqiptarë drejt tregut të BE, cilësia “hap dyert” - Forumi i UNIDO, mbështetje për agrobizneset që të plotësojnë kërkesat europiane
Shqipëria po ndërmerr një hap vendimtar drejt forcimit të konkurrueshmërisë dhe përgatitjes së agrobizneseve për rritje të qëndrueshme drejt tregut evropian......
Borxhet e qytetarëve dhe kompanive, në rritje - Maqedoni e Veriut, vlera e kredive arrin 8.6 miliardë euro
Nga muaji në muaj, qytetarët e Maqedonisë së Veriut po rrisin borxhet, edhe pse norma referencë e obligacioneve qeveritare mbetet e lartë. Sipas të dhënave......
Greqia, lider në reduktimin e borxhit publik - Shkak, zbatimi i reformave strukturore dhe rritja ekonomike
Greqia shfaq potencialin më të mirë në botë për uljen e borxhit publik, pavarësisht se mban një nga nivelet më të larta të borxhit. Sipas UBS (Union Bank of......
Kontrolle ndaj pesticideve dhe produkteve bujqësore - Pr.buxheti 2026, ISUV: Mbi 650 milionë lekë për forcimin e sigurisë ushqimore
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar një takim me fermerë, grumbullues, eksportues e importues për të diskutuar mbi përdorimin e pesticideve dhe......
1 shekull nga krijimi i Bankës së Shqipërisë - Sejko: Përparimi ekonomik, dëshmi e arritjeve. Rama: Është institucion model
Banka e Shqipërisë shënon 100 vite nga krijimi i saj në 1925, i cilësuar si një shekull qëndrueshmërie, zhvillimi dhe besimi në Konferencën Shkencore......
Sa para’ do të shkojnë për arsimin profesional në 2026? Rriten investimet dhe akses më i madh për grupet vulnerabël
Arsimit profesional po i jepet gjithnjë e më shumë përparësi, sidomos vitet e fundit, kur mungesa e të rinjve në profesione të caktuara është bërë më e......
Paga minimale 500 euro, kosto për eksportuesit - Prençe: Masa kompensuese për sektorin, ndikim negativ në konkurrueshmëri
Rritja e pagës minimale nga qeveria në 500 euro nga 1 Janari 2026, mirëpritet si iniciative nga ana e bizneseve në Shqipëri, por nga ana tjetër shihet si një......





