Konstituohet Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore - Gjiknuri dhe Bylykbashi: Duhen adresuar rekomandimet e ODIHR

Këtë të martë është konstituuar Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore. Bashkëkryetari socialist i këtij komisioni, Damian Gjiknuri tha se komisioni synon të realizojë një reformë zgjedhore të plotë dhe konsensuale, duke adresuar rekomandimet e ODIHR-it që datojnë që nga viti 2015.
“Shpresojmë të bëjmë një reformë reale, të plotë, konsensuale. Puna e këtij komisioni edhe të traditës të krijuar të jetë bashkëpunuese me gjetjen e zgjidhjeve për zgjedhje më të mira, të adresohen rekomandimet të ODIHR-it, janë disa rekomandime që nga viti 2015. Problemet që i përkasin kodit zgjedhor, fushatës zgjedhore, financimit të fushatës zgjedhore do të trajtohen nga ky komision. Duhet krijuar një ligji i ri lidhur me financimet e partive e kërkuar edhe nga BE, transparenca e financimeve të partive politike. Ligji për zgjedhjet është ligj politik dhe kërkohet mirëkuptim, tolerancë dhe të gjenden konsensuset mes palëve. Do ngremë grupin teknik të ekspertëve ku dy do propozohen nga njëri bashkëkryetar dhe dy nga tjetrit që do ketë detyrë në përpilimin e drafteve dhe bashkëpunimin me ekspertët ndërkombëtar për rekomandimet e ODIHR-it. Pas kësaj mbledhjet do i drejtohemi ODIHR-it dhe Venecias për të vënë në dispozicion sa më shpejt ekspertizën që të bëjmë një reformë të plotë zgjedhore”, tha Gjiknuri.
Të njëjtën linjë mbajti edhe bashkëkryetari demokrat I komisionit, Oerd Bylykbashi, I cili shtoi se mazhoranca ka në dorë të tregojë se Reforma Zgjedhore do të jetë sukses për shqiptarët dhe jo partitë politike.
"Arsyeja e një reforme zgjedhore është ajo që lexojmë në raportin e OSBE/ODIHR. Ajo që lexojmë në raportin e vitit 2025 krahasohet me atë të 2001, duke iu referuar shkallës së problemit. Ka një detaj të jashtëzakonshëm sa i përket shkeljeve dhe dhunimit të cdo lloj standardi dhe praktike të mirë zgjedhore.
Reforma e shkuar, nuk prodhoi asgjë dhe më pas krijimi i një grupi dialogu nuk pati asnjë rëndësi dhe asnjë garanci parlamentare. Reformë Zgjedhore që nuk u trajtua asnjë rekomandim i ODIHR. Numri i rekomandimeve të patrajtuar është shumë i madh, mjafton të marrim raportin e fundit. Në këtë parlament topi është në fushën e mazhorancës që të tregojë se Reforma Zgjedhore të etë sukses për shqiptarët dhe jo partitë politike”, tha Bylykbashi.
Gjatë fjalës së tyre, deputet kanë adresuar kërkesat dhe shqetësimet e tyre sa I përket reformës zgjedhore.
A jemi gati të menaxhojmë miliardat e BE-së për bujqësinë? - Evropa vendos 18 piketa ndaj vendit për mbyllen e grupkapitullit 5
Në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të negociatave, ku mbyllja e Grupkapitullit 5 që......
Rritja e bizneseve, përgatitet ligji për financimet kolektive - Hirtric: BERZH, mbi 60% të investimeve e ka në ndërmarrjet private
Java Globale e Sipërmarrjes, vijon me panele diskutimi mbi zhvillimin e sipërmarrjeve apo start up-eve. Në panelin e sotshëm, fokus ishte zhbllokimi i......
BE, 27% e PBB-së për mirëqenien sociale - Cilat vende evropiane shpenzojnë më shumë në këtë sektor?
Të gjitha vendet e Bashkimit Evropian rritën shpenzimet për mirëqenien sociale në vitin 2024, me një zgjerim prej gati 7%, duke e çuar buxhetin total në......
Impianti diellor në Belsh - BERZH bën gati tenderin për projektin 40 mln euro
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë gati tenderin për ndërtimin e centralit diellor në Belsh, një projekt i Korporatës Elektroenergjetike......
“Zgjerim i tregut të sigurimeve dhe tregut të kapitaleve” - Kandidatja për drejtimin e AMF, Adela Xhemali prezanton platformën
Ish-zv.Ministrja e Financave, Adela Xhemali është kandidatja e propozuar nga Këshilli i Ministrave për të drejtuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare në 5......
Gjermanët, më “dorështrënguar” për Krishtlindje - Sondazhi: Qytetarët do të shpenzojnë më pak për dhuratat e festave
Konsumatorët gjermanë planifikojnë të shpenzojnë më pak para për dhurata këtë Krishtlindje, megjithëse pritshmëritë për sezonin festiv mbeten të......
Furnizim “emergjent” me energji - ERE hap garën për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit: Rëndësi, pasi tregu i lirë po zgjerohet
Enti Rregullator i Energjisë ka hapur zyrtarisht procedurën për përzgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, i njohur si FMF, një shërbim thelbësor për......
Hungaria, ulje taksash për bizneset e vogla - Kryeministri Orban prezanton paketën me vlerë 272 milionë dollarë
Hungaria prezantoi një paketë uljesh tatimore për bizneset e vogla me vlerë deri në 272 milionë dollarë. Kjo paketë do të financohet me një rritje të taksës......





