Konkurs ndërkombëtar për Qendrën e Drejtësisë - Një pol i ri urban i godinave, domosdoshmëri për mbështetjen e pushtetit gjyqësor

Është prezantuar programi për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë. Sipas Kryeministrit Edi Rama, do të ngrihet një pol i ri urban i godinave të sistemit të drejtësisë, si domosdoshmëri për mbështetjen e mëtejshme të pushtetit gjyqësor.
“Është padiskutim financimi më i madh që mund të jetë bërë ndonjëherë për infrastrukturën administrative. Sot janë krijuar mundësitë dhe janë përmbushur edhe një sërë arsyesh për ta bërë këtë sepse jemi në një proces kur pas një reforme shumë rrënjësore në drejtësi, duhet të vazhdojmë të bëjmë detyrat. Ndërkohë që detyrat tuaja i dini dhe bëni ju, detyra jonë është që të vazhdojmë ta mbështesim sistemin që ai të funksionojë me kushtet dhe standardet më të larta. Këtë nuk mund ta themi sot duke marrë parasysh kushtet ku punojnë gjykatësit, prokurorët dhe sa mbrapa është sistemi në aspektin e teknologjisë”, tha Rama.
Rama tha se projekti do të kërkojë shpronësim dhe gjykatësit s’duhet të tregohen shumë ‘dorëlëshuar’ me trajtimin e tyre.
“Është një hapësirë që do të kërkojë shpronësim për interes publik. Shpresoj që gjykatësit që do të trajtojnë shpronësimet shpresoj mos t’i japin dorës se në fund të fundit janë të njëjtat para që kërkohen për të rritur pagat. Nuk janë shumë arka të shtetit, është një arkë e vetme. Sot ne kemi krijuar disa mundësi që nuk i kishim. Është bërë një investim i jashtëzakonshëm. Është shumë i madh si financim për ta bërë atë vend ku çdo prokuror e gjykatës kur të hyjë të ndihet njeriu më i nderuar i kësaj republike, qoftë edhe kur sheh muret”, tha Rama.
Hapi pasardhës do të jetë një tur i dytë për rishikimin e planit që më pas do të kalojë në konkurs përfundimtar.
14 institucione “shkrihen” në një dritare unike - Nis ngritja e platformës së vetme digjitale për licenca, certifikata dhe autorizime
Procedurat dhe shërbimet që ofrojnë 14 institucione dhe agjenci shtetërore, do të jenë të përqendruara të gjitha në Dritaren e Vetme Kombëtare, e cila ka......
Tentohet të grabitet dega e Fibank/ 58-vjeçari hyn i pamaskuar me kallashnikov, qëllon në dysheme. Nuk ka të lënduar
Një person ka tentuar të grabisë degën e Fibank në zonën e Delijorgjit. Plotësisht i pamaskuar dhe i armatosur me kallashnikov, autori ka hyrë në ambientet e......
Qiratë dhe argëtimi rritën çmimet në janar/ Inflacioni e nis vitin me normën 2.3%
Inflacioni në muajin janar u vlerësua në 2.3%, duke mbetur gati i pandryshuar krahasuar me muajin paraardhës. Megjithatë, në krahasim me të njëjtën periudhë......
Izraeli anëtarësohet në “Bordin e Paqes” - Trump kërkon paqe ndërkombëtare, teksa ekspertët kritikojnë
Kryeministri i Izraelit- Benjamin Netanyahu, bëri me dije se vendi i është bashkuar nismës " Bordi i Paqes " të krijuar nga Presidenti i SHBA-Donald Trump. Kjo......
Si e konkurroi tregun global DeepSeek? - Kompanitë rivale ndjekin trendin, me në fokus konsumatorin
Rivalët e inteligjencës artificiale kineze po konkurojnë haptazi novacionin DeepSeek i cili një vit më parë tronditi industrinë globale të IA me lançimin e......
Të rinjtë nuk po lindin më! - Dervishi: Hemoragji nga emigrimi, duhen politika të forta
Lindshmëria në vend ka rënë në nivel historik gjatë vitit 2025, me 74% lindje më pak se në vitin 1990. Sociologu Zyhdi Dervishi e quan këtë një fatkeqësi me......
AAPSK thellon bashkëpunimin rajonal, nënshkruan marrëveshje me homologët në Kosovë
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), nën drejtimin e Kryeadministratores Risena Xhaja, zhvilloi një vizitë......
Hekurudha Shkodër-Gjakovë/ Nisja e ndërtimit /Kosovë, Kurti: Këtë mandat. HSH: Synojmë brenda 2-3 vitesh
Projekti për të lidhur Shqipërinë me Kosovën me hekurudhë duket se është në fokus të të 2 qeverive. Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti gjatë pezantimit të......


