Shqipëria Postuar më 6 Nëntor 2024, 17:26

Konkurrenca nis hetim të thelluar në 5 tregje të shumicës - Kartel çmimesh për fruta-perimet në Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë

Nga Elisabeta Dosku

Konkurrenca nis hetim të thelluar në 5 tregje të shumicës -

5 tregje të grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve do të jenë objekt i një hetimit të thelluar nga Autoriteti i Konkurrencës.

Konkretisht, Autoriteti i Konkurrencës ka hapur procedurën e hetimit të thelluar në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.

Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e tij, datë 04.10.2024, vlerësoi të dhënat e marra gjatë fazës së hetimit paraprak në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.

Ky institucion bën me dije se ”pas analizimit të strukturës së tregut, integrimit vertikal, sjelljes së ndërmarrjeve grumbulluese dhe diferencave të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesit, grumbulluesit, shitësit me shumicë deri tek konsumatori fundor, u vlerësua se ky treg mund të ketë sjellje antikonkurruese, si pasojë e marrëveshjeve dhe/ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe shitjes më shumicë të fruta-perimeve, në kuptim të nenit 4 të ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Për sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 1114, datë 04.10.2024 vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar, hetim i cili do të përfshijë periudhën kohore 1 Janar 2023 – 30 Shtator 2024.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat