Shqipëria Postuar më 24 Janar 2026, 10:29

Konkurrenca dhe transparenca në tenderë/ APP, institucioneve: Jo kritere të panevojshme dhe shkurtim të pajustifikuar të afateve

Nga Ola Mitre

Konkurrenca dhe transparenca në tenderë/ APP, institucioneve: Jo

Institucionet publike duhet të tregojnë kujdes të shtuar në përgatitjen e dokumenteve të tenderit, duke argumentuar qartë çdo kriter të kërkuar dhe duke e lidhur atë drejtpërdrejt me objektin e kontratës”. Kërkesa vjen nga Agjencia e Prokurimit Publik, që thekson se shpesh janë identifikuar raste ku autoritetet kanë vendosur kritere të panevojshme, të paarsyeshme ose joproporcionale, çka kufizon pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë dhe konkurrencën në treg.

Në një rekomandim të fundit të APP-së thuhet se kërkesat për fuqi punëtore, mjete teknike, certifikime apo licenca profesionale duhet të bazohen vetëm në nevojat reale të kontratës, të mbështetura nga analiza teknike dhe argumentim ligjor. Po ashtu, APP u kërkon autoriteteve kontraktore të shmangin kërkesat që nuk lidhen me objektin e prokurimit, si edhe vendosjen e detyrimeve të pajustifikuara sa i përket numrit të personelit apo eksperiencës së mëparshme.

Një tjetër element i rëndësishëm i rekomandimit është edhe çështja e afateve për pranimin e ofertave, ku APP paralajmëron se shkurtimi i pajustifikuar i afatit ligjor mund të çojë në kufizim të konkurrencës dhe transparencës. Dokumenti thekson se procedurat duhet të respektojnë afatin minimal të parashikuar në ligj, përveç rasteve të veçanta kur vërtet ekziston një urgjencë e argumentuar.

APP ndalet edhe te prokurimet mbi kufijtë e lartë monetar, ku dokumentet e tenderit duhet të hartohen në gjuhën shqipe dhe angleze, si edhe te kërkesat për paraqitjen e mostrave apo autorizimeve të prodhuesve, duke kërkuar që këto të përdoren vetëm kur janë teknikisht të justifikueshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat