Shqipëria Postuar më 3 Maj 2026, 10:45

Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë/ Rama: Vlerësim i reformës në drejtësi

Nga SCAN TV

Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë/ Rama: Vlerësim i

Këtë javë Tirana do të kthehet në një pikë referimi për një nga temat më thelbësore për të ardhmen e vendit që është sundimi i ligjit. Më 6 dhe 7 maj do të zhvillohet Kongresi Botëror i Ligjit, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në bashkëpunim me Shoqatën Botërore të juristëve. Kryeministri Rama tha se: 

"Kongresi Botëror i Ligjit është një platformë e një niveli të lartë, nën patronazhin e Mbretit Felipe të Spanjës që mbledh liderëpolitikë, juristë dhe ekspertë ndërkombëtarë të fushës së drejtësisë. 

Por, përtej rëndësisë së vetë këtij evenimenti, përzgjedhja e Shqipërisë si vend pritës për këtë platformë, lidhet drejtpërdrejtë me një vlerësim të lartë të reformës në drejtësi dhe me fazën ku ndodhet sot ky transformim i afirmuar. 

Reforma në drejtësi nuk ka qenë një proces i lehtë. Ajo ka kërkuar vullnet politik të hekurt, vendimmarrje të vështira dhe gatishmëri të jashtëzakonshme për ndryshime të thella. 

Ky proces është bërë i mundur dhe sot e gjithë ditën garantohet nga shumica parlamentare e Partisë Socialiste. Prandaj fakti që Shqipëria bëhet mikpritëse e një platforme të tillë globale për sundimin e ligjit është një motiv krenarie për të gjithë, por posaçërisht për ne, qeverinë e kësaj shumice"

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat