Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë - Rama: Jemi të vendosur për të mbështetur vazhdimësinë e drejtësisë së re

Në Tiranë ka nisur Sesioni i hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, ngjarja e cila do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se reforma në drejtësi është një histori suksesi.
“Ndërkohë, ajo çka duhet të garantojmë në mënyrë të palëkundur është që procesi të mbështetet me çdo kusht nga forcat që kanë kapacitet ta transformojnë rrjedhën e tij, që do të thotë nga pushteti politik. Natyrisht, nëse i afrohemi një afresku të madh, e kemi të pamundur të perceptojmë tërësinë e tij dhe, nëse shkojmë shumë afër, ka shumë gjëra të cilat duket sikur nuk shkojnë. Arsyeja dhe sfida është kaq e jashtëzakonshme dhe kaq madhështore në historinë e vendit tonë, pikërisht sepse ndërtimi i institucioneve është diçka krejt tjetër nga përpjekjet e politikës dhe nga vendimmarrjet strategjike të interesave për të koncentruar dhe realizuar hartën e veprimeve. Në fund të ditës ka një të vërtetë shumë të thjeshtë: njerëzit nuk e korruptojnë dot një sistem, ndërsa sistemet, nëse nuk janë ndërtuar mbi baza institucionesh që garantojnë sundimin e ligjit, korruptojnë këdo. "
Ndër të tjera kryministri Rama tha se vendi ynë duhet të përfitojë nga "oqeani" i eskpertizës juridike që do vijë në Tiranë vitin e ardhshëm, me qindra profesionistë të fushës nga e gjithë bota.
“Jam i vendosur se asnjëherë, së bashku me shumicën qeverisëse, të mos lejojmë të cenohet ajo çka është projektuar dhe të mos lejojmë të rrënohet ajo çka është ndërtuar, në paketën e një sistemi të ri dhe të pavarur drejtësie.”
Turizmi rriti pagat me 21 % gjatë 2025-ës - Cilat ishin efektet e planit? U konstatuan 873 shkelje të legjislacionit tatimor
Buxheti i shtetit ka përfituar rritje të të ardhurave nga plani sektorial antiinformalitet në fushën e turizmit i ndërmarrë gjatë 2025-ës, i cili po vijon......
Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj - Shaqiri: Interesi më i madh nga indianët. Impakti social mbetet për t’u parë
Përveç se një treg në nevojë për punonjës të pakualifikuar nga jashtë, Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithmonë e më të preferuar nga të huajt për......
Cilat janë kategoritë më me risk të bizneseve në turizëm? - Kriteret, nga xhiroja e deklaruar tek numri i punonjësve me pagë minimale
Plani sektorial i tatimeve për uljen e informalitetit në turizëm do të realizohet në bazë të riskut që paraqesin subjektet. Por cilat janë bizneset më të......
Wolt “pushton” telefonat e shqiptarëve/ Platforma e delivery po rivalizon aplikacionet e inteligjencës artificiale
Aplikacionet e inteligjencës artificiale po dominojnë tregun shqiptar të telefonave inteligjentë. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Appfigures,......
Cili vend në Evropë ka më shumë ultra të pasur? - Gjermania kryeson me 38,215 invididë, me të paktën 25.7 milionë euro secili
Klubi ultra i pasur i Evropës po rritet me shpejtësi. Numri i njerëzve me të paktën 25.7 milionë euro pasuri, të njohur si individë me vlerë neto ultra të......
Një aksident, mesatarisht 155 mijë lekë dëmshpërblim - AMF: Kompanitë e sigurimeve vijojnë rritjen e pagesave për dëmet në automjete
Pas çdo aksidenti rrugor apo dëmi të mbuluar nga polica e sigurimit, shqetësimi i parë për qytetarët mbetet sa para kompenson realisht kompania e......
Ari përfshihet në portofolin e rezervave të BQK - Moment historik në zhvillimin e aseteve zyrtare rezervë të Kosovës
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka shënuar një moment historik në zhvillimin e aseteve zyrtare rezervë të Republikës së Kosovës, me përfshirjen......
Bordi ul çmimin e karburanteve - Nafta me 10 lekë, në 196 lekë/litër. Benzina me 4 lekë, në 180 lekë/litër
Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat hyjnë në fuqi të enjten në orën......


