Konflikti në Lindjen e Mesme, Rama: Prioritet kryesor siguria e shqiptarëve që ndodhen atje

Siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Lindjen e Mesme është prioriteti ynë kryesor, pas konfliktit që po ndodh atje, tha kryeministri Edi Rama në podcasting e tij javor. Sipas Ramës “përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullatat në rajon janë në kontakt të vazhdueshme qoftë me ne, qoftë me autoritetet vendase, po bëjnë gjithçka për ta monitoruar situatën, për të informuar dhe për të asistuar. Ndërkohë që, çështja kyç e fluturimeve mbetet një sfidë për të gjithë”.
Rama hodhi poshtë ata që I cilësoi si lajme të rreme dhe të papërgjegjshme për gjoja mundësinë e sulmit mbi Shqipërinë.
“Sigurisht që si të gjithë, edhe ne jemi të prekur në sensin fatmirësisht, jo fizik, por patjetër politikisht, shpirtërisht, njerëzisht nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe nga përshkallëzimi i situatës së sigurisë në një rajon, ku kemi miq të jashtëzakonshëm dhe ku me krenari jemi një nga vendet e pakta që kemi një miqësi të fortë, njëkohësisht me Izraelin dhe me vendet e Gjirit Persik, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Katarin, Kuvajtin, Bahrenin, të cilat kanë qenë në rrezen e agresionit të killerave të Teheranit. Situata mbetet e ndërlikuar, vështirë të parashihet fundi i një ofensive të nisur me plotë të drejtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në aleancë të ngushtë me Izraelin për të ndaluar njëherë e mirë mundësinë që regjimi obskurantist i Republikës khomeiniste të Iranit të prodhojë bombën atomike.
Në këtë moment sigurisht edhe për ne si për shumë vende të tjera prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende, përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullatat në rajon janë në kontakt të vazhdueshme qoftë me ne, qoftë me autoritetet vendase, po bëjnë gjithçka për ta monitoruar situatën, për të informuar dhe për të asistuar. Ndërkohë që, çështja kyç e fluturimeve mbetet një sfidë për të gjithë.
Kjo është një situatë që kërkon qetësi, kujdes, informim vazhdueshëm nga burimet zyrtare. Ndërkohë që ne jemi solidarë me të gjitha vendet e prekura, përfshi pa diskutim, edhe Qipron, një vend mik, i cili po ashtu u godit, edhe Greqinë në shenjë të fortë solidariteti për çka ndodh në Qipro, po njëkohësisht edhe Turqinë në të njëjtën kohë që po ashtu u tentua të goditej nga një raketë e neutralizuar menjëherë nga forcat e NATO-s.
Përsa i takon Shqipërisë, ka pasur lloj-lloj thashethemesh dhe spekulimesh, dhe interesante është që, ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri, të keqen më të madhe ne e kemi brenda dhe burimin më të madh të dezinformimit, të gënjeshtrave, të deformimit të informacionit, ne ndryshe nga të tjerët, nuk kemi pse e kërkojmë gjetkë, sepse e kemi këtu.
Dhe nga këtu është prodhuar në mënyrën më kriminale dhe të papërgjegjshme edhe një seri lajmesh për gjoja mundësinë e sulmit mbi Shqipërinë. Por, ju kujtoj të gjithëve që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe sikundër NATO e demonstroi qartësisht në Turqi, ku goditi menjëherë një raketë të ardhur nga Irani, gjë të cilën pastaj e nënvizoi bukur mirë edhe gjenerali amerikan i komandës së NATO-s, qartësisht, kjo shpejtësi reagimi dhe ky kapacitet reagimi vlen për të gjitha vendet anëtare të NATO-s, me gjithë keqardhjen për të keqen, që me siguri nuk e ka aspak problem, nëse do t’i jepej mundësia ta provonte edhe ndonjë sulm mbi Shqipërinë, vetëm e vetëm për të ushqyer shpresën e kotë dhe siç thonë tironsit, “ondrrën në beze”, se do të përmbyset i ashtuquajturi “regjimi i Edi Ramës”.
Shqipëria në piedestal, Rama: Pjesëmarrja në Panairin e Turizmit në Berlin, ngjarje e rëndësishme
Kryeministri Edi Rama e cilësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Panairin e Turizmit në Berlin si një ngjarje të madhe për vendin tonë. Rama tha në podcasting e......
8 Marsi përtej luleve/ Gratë shqiptare në shifra: përparim, por jo barazi e plotë
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, statistikat tregojnë se gratë në Shqipëri po fitojnë gjithnjë e më shumë hapësirë në arsim dhe vendimmarrje, por sfidat......
Korridori i VIII, punimet ecin normalisht/ Rama: Projekt strategjik, në rrjetin europian të rrugëve
Punimet në Korridorin e VIII po vijojnë normalisht në të gjithë gjatësinë e tij prej 35 kilometrash, përjashtuar aksin në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës”,......
Karakaçi: Do ndërtohet rruga alternative. Punimet për Korridorin VIII vijojnë me ritmetë kënaqshme
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektuan aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Në fjalën e tij,......
Kryeministri Rama inspekton aksin Librazhd - Prrenjas: Rrëshqitje nga faktor gjeologjik
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas. Rama deklaroi se situata është përdorur për spekulime dhe manipulime në......
Ministri Hoxha takim me Ambasadorin Gonzato: Shqipëri-BE, marrëdhënie gjithnjë e më të afërt
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha takoi Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato. Në një postim në X, Hoxha jep detaje mbi takimin. "Kur bëhet fjalë për çështjet......
Koflikti ka rritur primet e sigurimeve detare/ Një prim rreziku lufte për anije ka shkuar 7.5 mln dollarë
Ndërsa konflikti në Gjirin Persik zgjerohet, primet e sigurimit detar për mbulimin e luftës po rriten - në disa raste me më shumë se 1000%. Ky është një......
Bankingu digjital po transformon shërbimet financiare/ Qytetarët e bizneset gjithnjë e më shumë drejt kanaleve online
Përdorimi i shërbimeve bankare online po fiton gjithnjë e më shumë terren në Shqipëri. Të dhënat e fundit tregojnë se qytetarët dhe bizneset po zgjedhin......


