Konfiskohet pallati në ndërtim në Vlorë/ Rama: Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit!
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion kombëtar për verifikimin e të gjitha objekteve në ndërtim në të gjithë territorin e Shqipërisë të cilin sot e pasqyroi nw rrjetet e tij sociale edhe Kryeministri Edi Rama, ku në terren ndodhej edhe kryeinspektorja Dallëndyshe Bici.
Rama informoi se të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, sipas rastit e nevojës do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike, ndërsa paralajmëroi ndjekje penale ndaj punonjësve të bashkive që lejojnë ndërtimet pa leje.
“Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, të cilat, sipas rastit dhe nevojës, do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike. Ndërkohë që punonjësit e bashkive që kryejnë sipas ligjit akt-kontrollet në çdo fazë të ndërtimit dhe mbyllin sytë përpara shkeljeve, do t’i përcillen prokurorisë për një sërë veprash penale të mundshme”, deklaroi kryeministri.
Rama u shpreh gjithashtu se së shpejti do të miratohet reforma e re e kontrollit mbi territorin, e cila parashikon masa më të rrepta dhe përgjegjësi administrative e penale për “symbyllurit” , inspektorë, shefa bashkie, punonjës e shefa policie që abuzojnë me detyrën dhe taksat e shqiptarëve.
“Shqipëria 2030 në BE kërkon fundin e këtyre fenomeneve, ndërsa 99% e qytetarëve që respektojnë ligjin, meritojnë hapësira publike të pacenueshme më nga askush”, theksoi Rama.
Nga Vlora, ku IKMT po zhvillon kontrolle intensive, kryeinspektorja Dallëndyshe Bici bëri me dije se aksioni do të vazhdojë në të gjithë territorin për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

Rritja e aftësive në instalimin e paneleve diellore - Vasili: Shkollat profesionale kanë rritur interesin për aftësitë e “gjelbra”
Teksa tregu i punës ka nevojë për punonjës të specializuar në fushën e energjive të rinovueshme, shkollat e arsimit dhe formimit profesional kanë rritur......

“Ekonomia do të vijojë të rritet” - Parashikimi/ Viti mbyllet me normë 3.9%, nxitje nga konsumi dhe investimet
Parashikimi i qeverisë për vazhdimin e vitit 2025 është optimist dhe pritet që ekonomia të vijojë në ritmet pozitive të rritjes me një normë prej 3.9......

Tatimorët, në terren për sigurinë ushqimore - Rama paralajmëron tregtarët: Mishi dhe qumështi pa faturë, konfiskohen
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se grupet e inspektimit janë në terren për të kryer kontrolle te tatimpaguesit që tregtojnë produkte......

22 vatra zjarri të raportuara, 5 ende aktive – AKMC informon mbi situatën e detajuar në vend!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot lidhur me situatën e zjarreve në rang vendi dhe njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22......

Cilat qarqe “ushqejnë” Shqipërinë? Fieri me mish e qumësht, Durrësi me vezë, Korça me mjaltë
Blegtoria mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme në Shqipëri, duke garantuar një burim të qëndrueshëm ushqimi dhe të ardhurash për mijëra familje. Të......

Sa kushton një natë kampingu në vendin tonë? Shqipëria renditet me koston më të ulët në rajon dhe Europë
Turizmi është kthyer në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur numri i pushuesve si rezidentë ashtu edhe......

Objektivat për ndryshimet klimatike - BE synon një marrëveshje deri në shtator
Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë mbështetur planet për një marrëveshje mbi objektivin e tyre të ri për ndryshimet klimatike deri në......

“Arsimi të mbështesë tranzicionin e gjelbër” - Kërkesat/ Veprimet të jenë të shpejta për të përmbushur nevojat e tregut të punës
“Tranzicioni drejt energjisë së rinovueshme vendos një ngarkesë të konsiderueshme si në sektorin e arsimit, ashtu dhe në atë të biznesit, ndaj është e......