Konferenca Vjetore e IAIS në Tiranë/ Drejtoresha e AMF: Mundësi për prezantimin e Shqipërisë në tregje!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të mirëpresë në Tiranë Konferencën Vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), ngjarjen më prestigjioze në nivel global në fushën e mbikëqyrjes së sigurimeve.
Aktivitetet do të zhvillohen përgjatë javës 10–14 nëntor 2025, ndërsa konferenca kryesore do të mbahet më 13 nëntor, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Pritet pjesëmarrja e rreth 500 përfaqësuesve të nivelit të lartë nga autoritetet rregullatore të sigurimeve, nga industria ndërkombëtare e sigurimeve, si dhe nga institucione financiare ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, OECD, Bashkimi Evropian dhe EIOPA (Autoriteti Evropian i Sigurimeve dhe Pensioneve).
Gjatë tre ditëve të para të javës do të zhvillohen mbledhjet e komiteteve teknike të IAIS, me pjesëmarrjen e rreth 230 drejtuesve të autoriteteve rregullatore nga mbi 150 vende. Në kuadër të aktivitetit janë planifikuar edhe takime bilaterale ndërmjet autoriteteve mbikëqyrëse, si dhe takime të veçanta ndërmjet drejtuesve të kompanive ndërkombëtare të sigurimeve, me qëllim krijimin e hapësirave për bashkëpunim dhe dialog strategjik në nivel drejtues të industrisë.
Një nga momentet kryesore të javës do të jetë Forumi i EIOPA-s, me temë: “Advancing Insurance Reforms on the Path to European Integration”, i cili do të fokusohet në sfidat dhe mundësitë që sjell procesi i integrimit evropian për vendet kandidate, në përputhje me objektivat strategjikë të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, Mimoza Kaçi, deklaron: “Mikpritja e Konferencës Vjetore të IAIS 2025 është një nder për mua dhe për Autoritetin. Kjo ngjarje nuk është vetëm një moment historik, por edhe një mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për prezantimin e Shqipërisë si partner në fushën e mbikëqyrjes së tregjeve të sigurimeve.”
Pas Tokios në vitin 2023 dhe Cape Town në vitin 2024, përzgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës për edicionin e vitit 2025 është një vlerësim i rëndësishëm për vendin dhe për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare si institucionin pritës. Ky organizim vjen në një moment të rëndësishëm për tregun shqiptar të sigurimeve, duke mbështetur proceset reformuese dhe integruese, me synim forcimin e institucioneve dhe të sektorit financiar, në përputhje me standardet evropiane.

“Zjarrvënësit do të trajtohen si vrasës” - Rama: Listë e zezë për paligjshmërinë në ndërtime
“Zjarrvënësit do të trajtohen si vrasës”, ishte kjo deklarata e Kryeministrit Rama teksa prezantohej paketa me masat ligjore për mbrojtjen e......

“Shqipëria, e integruar në BE për pagesat” - Sejko: SEPA, ndikim në imazhin e vendit dhe rritjen e investimeve të huaja
Me anëtarësimin në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), Shqipëria konsiderohet tashmë e integruar në Bashkimin Evropian në aspektin e pagesave. Kështu......

Komisioneri Dervishi merr pjesë në shpërndarjen e certifikatave të para të trajnimit për Nëpunësit e Mbrojtjes së të Dhënave Personale!
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale, Besnik Dervishi, mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar, me rastin e shpërndarjes......

Prezantohet paketa e re e ndërhyrjeve ligjore në kuadër të thellimit të reformës për mbrojtjen e territorit
Prezantohet paketa e re e ndërhyrjeve ligjore, në kuadër të thellimit të reformës për mbrojtjen e territorit. Në nisje të takimit të organizuar me......

Urbanët, kënaqësia e pasagjerëve rritet me 40%/ Anketa e GIZ: Vlerësohet koha e pritjes. Sfidë, pastërtia dhe koha e gjatë e udhëtimit
Transporti publik në Tiranë po njeh përmirësime në kënaqësinë e pasagjerëve, sipas një ankete të zhvilluar nga GIZ-i gjerman me mbi 2500 qytetarë. Në......

85 milionë euro nga pagat vetëm në Gusht/ Kontributet dhe tatimi mbi të ardhurat tejkalojnë planin
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 85 milionë euro si tatim mbi të ardhurat e tyre vetëm në muajin gusht. Sipas të dhënave paraprake nga administrata tatimore......

Çfarë u bë më e shtrenjtë për familjet shqiptare në Gusht? Inflacioni arriti në 2.3%. Ushqimet dhe qiraja patën kontributin më të lartë në rritje
Inflacioni i muajit Gusht të këtij viti paraqitet më i ulët se në muajin Korrik, i cili preku normën më të lartë regjistrua përgjatë vitit 2025. Muajt e......

A e frenoi taksa mbiturizmin në Venecia? Masa për turistët ditorë mblodhi mbi 5 milionë euro në 2025
Me mbylljen e korrikut, përfundoi viti i dytë i periudhës provë për taksën e turistëve ditorë në Venecia. Gjatë 54 ditëve të muajve prill, maj, qershor dhe......