Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës - Rama pritet nga Giorgia Meloni!
Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Romë ku do të marrë pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës me Rusinë.
Rama u prit në “Ukraine Recovery Conference 2025”, nga kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, e cila do të hapë edhe konferencën.
Në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës pritet që të marrin pjesë liderë botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.
Gjatë konferencës do të mbahen fjalime nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri polak Donald Tusk dhe zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska.
Konferenca e Rimëkëmbjes së Ukrainës është ngjarja kryesore ndërkombëtare mbi rindërtimin e Ukrainës. Edicioni i Romës vjen pas Konferencave të Luganos (2022), Londrës (2023) dhe Berlinit (2024). Qëllimi i konferencës është të vazhdojë mobilizimin e qeverive, sektorit privat, institucioneve financiare ndërkombëtare, komuniteteve lokale dhe shoqërisë civile për rimëkëmbjen, rindërtimin dhe modernizimin e Ukrainës.
Në konferencë pritet të marrin pjesë më shumë se 3500 pjesëmarrës, rreth njëqind delegacione zyrtare dhe 40 organizata ndërkombëtare, 2 mijë kompani (nga të cilat rreth 500 janë italiane), qindra përfaqësues të autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile.

Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/ Balla: Dëgjojmë qytetarët cep më cep!
Në Tiranë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje nga sipërmarrje që kanë vendosur tavolina, karrige, tenda apo elementë të tjerë që......

Rrugët, projektet që do financohen deri në 2028 - Më shumë fonde, 407 km rrugë të ndërtuara apo rehabilituara, brenda 2026-ës
Shpenzimet buxhetore për programin e transportit rrugor parashikohet të pësojnë rritje gjatë 3 viteve të ardhshëm. Sipas programit buxhetor afatmesëm......

Përhapet tregtia e pesticideve të paligjshme në Greqi - Fermerët gjejnë metoda “alternative” për të ulur kostot bujqësore
Tregtia e pesticideve të paligjshme në Greqi po rritet ndjeshëm, ndërsa fermerët kërkojnë alternativa më të lira për të përballuar çmimet e larta. Kjo......

Sa kushtojnë recetat e mjekimeve të verës për fëmijët? - Farmacistja Muka: Variojnë nga 3500 lekë deri në dyfishim
Tashmë në sezonin e verës, nuk ka vetëm pushime relaksuese, por situatë delikate e virozave sezonale, sidomos e fëmijët. E ndërsa prindërit përballen me......

OpenAI “sfidon” Google Chrome - Shfletuesi i ri i internetit do të drejtohet nga IA
OpenAI pritet të prezantojë së shpejti një shfletues interneti të drejtuar nga inteligjenca artificiale. Startup-i synon të sfidojë dominimin e Google në......

Fuqizohet ushtria, më shumë buxhet për pensionet - Cilat ministri marrin më shumë fonde, si mbështeten prioritetet?
Qeveria ka miratuar dokumentin e buxhetit afatmesëm deri në vitin 2028 duke përcaktuar dhe fushat prioritare përmes financimeve të dhëna. Referuar......

Situata e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit - MM: Tri vatra aktive nga 18 të raportuara!
Ministria e Mbrojtjes në lidhje me situatën nga zjarret në vend informoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë......

Ndërtimet pa leje në Theth/ Policia e Shtetit: Shkarkohen nga detyra të gjithë drejtuesit e Policisë së Shkodrës!
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda njoftoi sot se nisur nga situata e ndërtimeve pa leje në qendër të Thethit janë shkarkuar nga......