Shqipëria Postuar më 16 Shtator 2025, 10:10

Konferenca ndërqeveritare në Bruksel, Marta Kos: Vizioni ynë, mbyllja e grupkapitujve në fund të 2027

Nga Scan TV

Konferenca ndërqeveritare në Bruksel, Marta Kos: Vizioni ynë,

Gjatë Konferencës që u mbajt sot në Bruksel zgjerim Marta Kos sqaroi për publikun se vizioni është që këto grupkapituj të mbyllen me sukses deri në fund të vitit 2027.

“Shqipëria duhet të japë rezultate me reformat që të jetë në gjendje të mbyllë grupkapitujt. Vizioni është t’i mbyllim në fund të 2027, çka do të thotë që në momentin që kemi këtë kandidat kaq të zellshëm është edhe përgjegjësia jonë t’i mbështesim,”-theksoi  Kos

Ndërkohë Marie Bjerre, Ministre e Çështjeve Europiane, nga Mbretëria e Danimarkës theksoi se këto grupkapituj janë  hapur që Shqipëria të ecë para.

“Kemi hapur 5 grupkapituj. E kemi bërë këtë pasi kapacitetet administrative janë që Shqipëria të ecë përpara”- u shpreh Bjerre.

Ndërkohë Kryeministri theksoi se prioriteti është që të shpikim veten si komb, ndaj edhe sot ka një ministri të vetme për mjedisin pasi është një çështje tepër e vështirë.

“ BE-ja të jep mjetet për rishpikur veten si komb, si vend dhe si shtet. Në këtë proces besoj se BE-ja na ka ndihmuar ne si shumicë që të rishpikim veten dhe në këto 2 vite sfida do të jetë të rishpikim veten duke u afruar gjithmonë e më pranë për të përmbushur kërkesat. Mjedisi sot është një çështje tejet e vështirë. Kërkesat janë të vështira edhe për shtetet anëtare. Ndaj ne sot kemi një ministri vetëm për mjedisin”-tha Rama.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat