Shqipëria Postuar më 31 Mars 2026, 12:16

Konferenca me mediat, Kumbaro: Drejt përmbylljes kapitujt 25 dhe 26 të anëtarësimit

Nga SCAN TV

Konferenca me mediat, Kumbaro: Drejt përmbylljes kapitujt 25 dhe 26 të

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro mbajti sot një konferencë me gazetarët që mbulojnë çështjet e arsimit në media për të ndarë disa prej prioriteteve, arritjeve dhe nismave në arsim. Ajo e nisi komunikimin me përditësimin e punës mbi dy kapitujt e arsimit në përmbushjen e negociatave me Bashkimin Europian.

"Dua ta nis nga ky i dyti, pra kapitulli 26 - ku pothuajse kemi përmbushur të gjitha piketat. Konkretisht, është krijuar tashmë me Vendim të Këshillit të Ministrave. Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar. Kemi Planin e Veprimit për Arsimin Dixhital 2025-2030, ku edhe përmes kronikave televizive ju keni pasur një rol shumë të rëndësishëm në dhënien e këtij informacioni. Është lançuar Baza Shtetërore e të Dhënave të Arsimit të Lartë (SMIAL), e cila është një bazë të dhënash që përdoret prej korrikut të vitit 2025, që gjurmon aktivitetin studimor online nga notat, te klasifikimet.  Kemi planin e veprimit për arsimin e lartë dhe planin e integritetit. Dhe gjithashtu, kemi miratuar në Qeveri ligjin për ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, dhe me miratimin e ligjit edhe në Parlament, plotësojmë 100% piketat përmbyllëse në raport me procesin e integrimit."

Për sa i përket kapitullit 25, ministrja Kumbaro tha se jemi në fazën e avancimit të plotë:

“Janë miratuar aktet nënligjore të Ligjit për Kërkimin Shkencor. Po rrisim gradualisht buxhetin dedikuar kërkimit shkencor. Paketa e akteve nënligjore është mbyllur, i cili ka kaluar në 0,3% të PBD dhe na kërkohet që në vitin 2030 të shkojë në 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Është miratuar plani i veprimit për tabelën evropiane të inovacionit. Kemi ndër të tjera dhe platformën ACRIS, regjistrin e kualifikimeve shkencore”, tha ministrja.

Puna për përmbushjen e kapitujve 25-26 vazhdon sipas kalendarit, si pjesë e grupkapitullit 3 të negociatiave me BE.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat