Shqipëria Postuar më 14 Prill 2025, 09:41

Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE në Luksemburg: Hapet grup kapitulli për “Tregun e Brendshëm”!

Nga SCAN TV

Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE në

Mbahet sot në Luksemburg Konferenca e katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian ku do të marri pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Këshilli Europian bën të ditur në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare se takimi i sotëm do t’i hapë rrugë negociatave për grup-kapitullin 2, që lidhet me Tregun e Brendshëm të BE-së.

Brenda këtij grupi përfshihen kapitujt që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të mallrave, lirinë e lëvizjes së punonjësve, të drejtën e themelimit dhe ofrimin e shërbimeve, lëvizjen e lirë të kapitalit, të drejtën e kompanive, pronësinë intelektuale, politikat e konkurrencës si dhe mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit.

Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.

Kryeministri do të vizitojë fillimisht Brukselin, ku do të pritet nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, e më pas do të udhëtojë drejt Luksemburgut për të marrë pjesë në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku do të jetë e pranishme edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos.

Në nisje të konferencës Kryeministri Rama do të mbajë fjalën hapëse, në emër të Shqipërisë Ndërsa në emër të BE, deklarata do të mbahet nga Radosłaë Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE.

Në përfundim të punimeve të Konferencës, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosłaë Sikorski dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Sondazh

Poll
Shqipëria 14 Prill Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht sërish duke u humbur pikë në raport me javën që lamë pas teksa është blerë këtë të hënë me 86.7 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat