Kondicionerët, “shpëtimi” i të nxehtit?- “Bum” importesh, mbi 3 miliardë lekë në 5 muaj
Teksa po përballemi me ditët e nxehta të verës, zgjidhja më e shpejtë dhe e përdorur nga qytetarët janë kondicionerët. Të dhënat e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganvae, tregojnë se vetëm në 5 muajt e parë të vitit, janë importuar kondicionerë me një vlerë prej 3 miliardë e 47 milionë lekë.
Ndërsa, vetëm në muajin maj janë importuar 952 milionë lekë kondicionerë. Por e përkthyer në peshë, doganat përllogarisin se janë importuar rreth 3.8 milionë kg kondicionerë për periudhën janar-maj të këtij viti.
Duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, importi është rritur me 411.6 milionë lekë, çka tregon rritje të kërkesës për këto pajisje. Ndërsa në peshë, janë rreth 840 mijë kg më shumë se 5 muajt e parë të vitit të kaluar.
Por, si varijojnë çmimet e kondicionerëve? Nga një vëzhgim që Scan Tv realizoi, shumë nga dyqanet e pajisjeve elektroshtëpiake kanë nisur të reklamojnë uljet, të cilat variojnë nga 20%-50% ulje. Ndërsa çmimet variojnë nga 22 mijjë lekë për kondicionerë 12.000 BTU, deri në 120.000 për kondicionerë 24.000 BTU.
Aktualisht, Shqipëria nuk e ka një industri të mirëfilltë për prodhimin e kondicionerëve, por sigurimi i tyre operohet përmes disa kompanive që i importojnë. Ndërsa një nga shtetet që importojmë më shumë kondicionerë, mbetet Kina.

Kroacia, 100% energji e gjelbër deri në 2030 - Studimi: Mbi 12 miliardë euro nevojiten për të arritur objektivin
Kroacia mund të përdorë vetëm energjinë elektrike të rinovueshme për të plotësuar nevojat e saj deri në vitin 2030, sipas Greenpeace. Organizata prezantoi në......

Grante bizneseve të grupeve në nevojë - Miratohet skema e re e mbështetjes, fondi 16 milionë lekë
Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar autorizimin e ndihmës shtetërore “Mbështetje për incentiva të reja për grupet në nevojë”, i botuar në Fletoren......

Në Shqipëri hapen 44 biznese në ditë/ Ndërtimi dhe transporti patën zgjerimin më të madh përgjatë vitit 2024
Në vitin 2024, numri i ndërmarrjeve ekonomike aktive në Shqipëri (përjashtuar fermerët) arriti në 132,172, duke shënuar një rritje prej 1.4% krahasuar me një......

Shqiptarët “mbushin” boshllëqet demografike të Italisë - Jetojnë 417 mijë shqiptarë. Pjesa më e madhe në Lombardi dhe Toscana
Në Itali jetojnë dhe punojnë rreth 417 mijë shtetas shqiptarë sipas rezultateve të censit që është publikuar 1 vit më parë. Shifër që përfaqëson vetëm ata......

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore – Rikuperojnë monedhat e huaja!
Dollari amerikan pas një rënie të vazhdueshme gjatë kësaj jave ka pasur një rritje dhe një rikuperim të lehtë këtë mëngjes në raport me dje duke u blerë sot......

10 mln euro garanci sovrane për kreditimin e bujqësisë - Ndryshon buxheti 2025, 5.5 milionë euro kalojnë tek skema e investimeve
Qeveria ka vënë në dispozicion shumën prej 10 milionë eurosh në formën e garancisë sovrane në mënyrë që bizneset në sektorin bujqësor të mund të marrin kredi......

Nafta dhe gazi, asetet strategjike të Iranit - Roli i SHBA-së dhe Kinës në eksportet e Teheranit
Irani, prodhuesi i tretë më i madh në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës, nxjerr rreth 3.3 milionë fuçi naftë në ditë, ose rreth 3% të prodhimit......

Izraeli nis një sulm masiv ndaj Iranit - Tensionet përshkallëzohen, ndërsa Teherani kundërpërgjigjet me dronë
Izraeli ka kryer një sulm ndaj kryeqytetit iranian, Teheranit, duke synuar programin bërthamor të vendit. Këto sulme vranë gjithashtu disa zyrtarë të lartë......