Kompleks i ri për Kuvendin e Shqipërisë - Nga shtesat në godinën ekzistuese, te shembja e Piramidës. Cilët kanë qenë projektet e mëparshëm?
Kuvendi i Shqipërisë i ushtron funksionet e tij në dy ndërtesa, njëra që ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e cila shërben si Kryesi e Kuvendit dhe zhvillohen komisionet parlamentare, ndërsa në ndërtesën tjetër pranë Kalasë së Tiranës zhvillohen seancat plenare. Vendi ku merren vendime, zhvillohen debate apo diskutohen dhe miratohen ligjet, pritet të ndryshojë së shpejti.
Një godinë e re ku të gjitha shërbimet e Kuvendit të realizohen në një vend do të ndërtohet, për të rritur më shumë efikasitetin e tij. Kjo u paralajmërua nga Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
“Kuvendi i Shqipërisë miraton dhe nxjerr ligje për të gjithë, por nuk e ka ende ligjin e vet. Nuk ka pavarësinë e vet financiare, nuk ka status të deputetëve të vet,nuk ka një administratë të mbështetur sa dhe si duhet në funksion të sfidave të veta dhe madje Kuvendi i Shqipërisë është pa shtëpi, nuk ka një shtëpi që të garantojë praktikën, por dreqi e mori edhe estetikën e një parlamenti të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian”, tha Rama.
Diskutimet dhe përpjekjet për të pasur vetëm një godinë për Kuvendin e Shqipërisë kanë qenë të pranishme prej vitesh.
Në 2006, parlamenti i asaj kohe shpalli një garë ndërkombëtare lidhur me hartimin e një projekti për një kompleks të ri parlamentar. Në 2007, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli prezantoi projektin fitues, me ndërtesën e re që do të ngrihej mbi godinën ekzistuese në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e cila dikur strehonte Byronë Politike të Partisë, duke simbolizuar që populli qëndron mbi qeverinë. Ndërtimi i cili do të kushtonte 30 milionë euro, nuk do të niste kurrë.
Nga ana tjetër, 2010 do të shënonte një tjetër përpjekje për ndërtimin e një kompleksi të ri të Kuvendit, me Kryeministrin Sali Berisha që deklaroi se 100-vjetori i ardhshëm i vendit në vitin 2012 duhej të festohej me një ndërtesë të re parlamenti. Piramida e cila shërbente si ish-muze i diktatorit komunist Enver Hoxha do të shembej dhe godina e re do të ndërtohej aty. As ky projekt nuk do të vihej në jetë.
Ndërkohë, në fillim të këtij viti, gjatë çeljes së sesionit të tetë të Legjislaturës së dhjetë të Kuvendit, Kryetarja Elisa Spiropali tha ndër të tjera që pritoritet i legjislaturës së 11-të do të ishte miratimi i Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Kuvendit, e cila do të presupozonte krijimin e kushteve logjistike dhe financiare që deputetët të kenë mundësi të ushtrojnë përgegjësitë e tyre.
“Kjo mund të kërkonte një rikonceptim të godinës së Kuvendit dhe bashkimin në një të sallës së seancave me mjediset e shërbimeve parlamentare. Nuk e kam fjalën thjesht dhe vetëm për një bashkim hapsinor, por edhe funksional, në mënyrë që shërbimet parlamentare t’u përgjigjen në mënyrë më efikase agjendës dhe veprimtarive parlamentare. Ka ardhur koha të ndërtojmë Kuvendin e Shqipërisë Europiane”, shtoi Spiropali.
Pas mbylljes së veprimtarisë së PPSH-së (1991), në ndërtesën e Kryesisë së Kuvendit u vendosën pjesërisht administrata e Kuvendit të Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit dhe për një periudhë kohe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ndërkohë, ndërtesa e seancave plenare është projekt që daton nga 1955.
2007
2011

Parlament me 101 deputetë! Cili mund të jetë impakti? Analiza e ndikimit ekonomik dhe institucional të vendimit të njoftuar nga kryeministri
Kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste më 11 shtator propozoi uljen e numrit të deputetëve në Kuvend në të paktën 101, nga 140 që......

Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas - BERZH hap tenderin me 2 faza, fton kompanitë të paraqesin ofertat teknike
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin me 2 faza për elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe lidhjes së re me......

Seanca e parë e legjislaturës XI të Kuvendit - Ngrihet komisioni i verifikimit të mandateve. Sërish tensione nga opozita
140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit i janë drejtuar këtë të premte Kuvendit,duke nisur kështu punimet për legjislaturën e XI. Në seancë morën......

Cilat janë vendimet e para të qeverisë “Rama 4”? - Nga mbrojtja e pronës, tek pensionet dhe bonusi i bebeve
Qeveria e re “Rama 4” pritet të çojë përpara reforma të rëndësishme që prekin të gjithë sektorët e ekonomisë dhe mirëqenien sociale. Por cilat janë vendimet......

Diella, ministrja e parë e krijuar nga IA - Si reagojnë mediat botërore ndaj zyrtares virtuale të Shqipërisë?
Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi u bë vendi i parë në botë që prezanton një ministre të krijuar me inteligjencë artificiale. Ajo......

Shtrenjtohen çmimet e apartamenteve - Qiratë në Maqedoninë e Veriut janë rritur deri në 15%
Në Shkup, Tetovë, Shtip dhe Manastir, çmimet e qirave të apartamenteve po rriten dukshëm, veçanërisht në zonat qëndrore të këtyre qyteteve. Grupi i Agjencive......

Zgjerohet tregu i auditimit ligjor - Në 2024 u rritën të ardhurat e shoqërive dhe numri i njësive ekonomike të audituara
Cilësia e auditimeve është përmirësuar dhe tregu i audituesve ligjorë është zgjeruar ndjeshëm në 2024. Aktualisht, tregu i auditimit në Shqipëri rezulton të......

Meksika, tarifa 50% për produktet kineze - Masa do të ndikojë mbi 52 miliardë dollarë importe
Meksika njoftoi se do të rrisë tarifat për automjetet që vijnë nga Kina dhe vendet e tjera aziatike në 50%. Ministria e Ekonomisë tha se ndryshimet, që do të......