Shqipëria Postuar më 13 Maj 2026, 13:33

Kompensimi për transportin publik - Qeveria miraton vendimin, Karakaçi: 50 lekë/litër rimbursim

Nga Ola Mitre

Kompensimi për transportin publik - Qeveria miraton vendimin,

Qeveria ka miratuar rimbursimin për transportin publik, që është goditur nga rritja e çmimit të karburantit. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi konfirmoi masën 50 lekë/litër, një masë subvencionuese që do të nisë nga muaji mars.

“Bëhet fjalë për një kompensim në masën 50 lekë për litër për të gjitha shoqëritë e transportit publik të transportit qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas. Dhe po ashtu, një lajm i mirë tjetër që përsëri ne u angazhuam në ato takime që kemi bërë me të gjitha grupet e interesit të transportit, është që këtë masë subvencionuese do e fillojmë që në muajin mars, kur kishim dhe fillimin e efekteve të krizës dhe në këtë kuptim kemi përmbushur një angazhim të marrë me grupet e interesit dhe sipas dakordësisë përkatëse”, - tha Karakaçi.

Ndërkaq, sipas relacionit të zbardhur më herët nga TV SCAN, masa e kompensimit nuk mund të tejkalojë sasinë e karburantit të konsumuar në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Në total, efekti financiar i kësaj mase vlerësohet në rreth 250 mln lekë, të cilat do të mbulohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për linjat urbane në kryeqytet. Për këtë të fundit, tashmë Këshilli Bashkiak ka dhënë pëlqimin, çka i hapi rrugë miratimit edhe në qeveri.

 

Ndrysho madhesinë
Aa

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat