Kompensimi për pagën minimale - Bizneset, afat për aplikimin deri më 31 tetor

Bizneset që janë prekur nga rritja e pagës minimale në Shqipëri kanë ende mundësi të aplikojnë për kompensim financiar nga shteti për një pjesë të kostos së kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.
Nga 1 janari 2026, paga minimale në shkallë vendi u rrit nga 40 mijë në 50 mijë lekë në muaj. Për të zbutur efektin e kësaj rritjeje mbi kostot e punës së bizneseve, qeveria miratoi një skemë kompensimi që mbulon periudhën janar–shtator 2026.
Sipas skemës, kompensimi jepet në masën 16.7%, që korrespondon me kontributet shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit, dhe llogaritet mbi diferencën ndërmjet pagës së deklaruar më parë dhe nivelit të ri minimal prej 50 mijë lekësh.
Përfitues janë punonjësit të cilët në listëpagesën e shtatorit 2025 rezultonin me pagë bruto nga 40,000 deri në 49,999 lekë. Kompensimi lidhet me këtë diferencë dhe synon të amortizojë shtesën e kostove që iu krijua punëdhënësve pas rritjes së pagës minimale.
Nga skema përfitojnë subjektet private që plotësojnë kriteret e përcaktuara në vendimin e qeverisë. Ndër kriteret kryesore janë që subjekti të ketë punonjës të regjistruar në listëpagesë, të mos jetë subjekt shtetëror apo ent publik dhe të mos jetë i regjistruar si i vetëpunësuar sipas kategorive të përcaktuara.
Gjithashtu, në momentin e aplikimit subjekti duhet të mos ketë detyrime kryesore të papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në rast se numri i punonjësve është reduktuar krahasuar me nivelin referencë, mënyra e përllogaritjes së kompensimit ndryshon.
Aplikimi kryhet në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, për shërbimin përkatës të kompensimit financiar të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Afati i aplikimit është 1 prill deri më 31 tetor 2026. Kjo do të thotë se bizneset që plotësojnë kriteret kanë ende kohë për të paraqitur kërkesën dhe për të përfituar kompensimin për periudhën e përcaktuar.
Sipas të dhënave të publikuara në nisje të skemës, lista e subjekteve përfituese përfshinte rreth 36 mijë kompani në disa sektorë, duke e bërë këtë një nga masat kryesore të ndërmarra për të lehtësuar efektin e rritjes së pagës minimale mbi bizneset.
Rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë rriti njëkohësisht bazën mbi të cilën llogariten kontributet, duke shtuar kostot e punës për bizneset që kishin punonjës në nivelet e mëparshme të pagave.
Përmes kompensimit, shteti synon të zbusë këtë efekt për një periudhë nëntëmujore, ndërsa kushtet e skemës lidhen edhe me ruajtjen e numrit të punonjësve.
Industria, presion ndaj Merz për Kinën - Kërkon konkurrencë të drejtë me rivalët kinezë
Industria gjermane po rrit presionin mbi kancelarin Friedrich Merz, që të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Pekinit. Kompanitë kërkojnë veprime më të forta......
Rregulla të reja për kujdesin social - Bashkitë marrin përgjegjësi për rastet emergjente
Më shumë shërbime në shtëpi dhe më pak varësi nga qendrat rezidenciale. Këto janë disa nga ndryshimet e parashikuara në projektligjin e ri për kujdesin......
Trafiku ajror, Albcontrol: Patëm problem teknik, 90% e sistemeve u rikthyen në punë
Në orët e pasdites së sotme si pasojë e një defekti Teknik janë fikur sistemet e trafikut ajror shqiptar. Sipas njoftimit të Albcontrol, gjendja është kthyer......
Trafik rekord në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Rama: Më 17 gusht, u përpunuan 60,291 pasagjerë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës përgjatë muajit gusht ka përjetur pikun e trafikut që ka njohur ndonjëherë në histori. Shifrat i ka sjellë në vëmendjen e......
Milot-Fier, ku ka arritur projekti? - 114 km autostradë, segmentet në faza të ndryshme zbatimi
Miratimi i projektit të zbatimit për aksin Kashar-Lekaj dhe njoftimi se punimet do të nisin brenda këtij viti rikthen në vëmendje ecurinë e gjithë......
22 vatra zjarri në 24 orë, tre mbeten aktive – Ndërhyrje me forca tokësore dhe ajrore
Situata e zjarreve vijon të monitorohet në të gjithë vendin, me 22 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 3 vatra janë......
Profesionistët shqiptarë drejt BE-së - Projektligji i ri synon njohjen e kualifikimeve dhe lëvizjen e lirë
Profesionistët shqiptarë mund të kenë një rrugë më të qartë drejt ushtrimit të profesionit në vendet e Bashkimit Evropian. Ministria e Arsimit ka hedhur për......
Transporti, sipas standardeve të BE-së/ Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës
Shqipëria do të zbatojë standardet e reja evropiane për zhvillimin e rrjetit rrugor, hekurudhor, detar dhe ajror që është pjesë e rrjetit trans-evropian të......

