Shqipëria Postuar më 2 Dhjetor 2024, 19:57

Kompensimi nga legalizimet, ATP ndan fondin 30 mln Euro/Drejtori ATP, Çaka: Do të trajtohen mbi 9 mijë familje. Po rishikojmë skemën

Nga SCAN TV

Kompensimi nga legalizimet, ATP ndan fondin 30 mln Euro/Drejtori ATP,

Pas 14 vitesh që qendrojnë në listëpritjeje, pronarët e shpronësuar për efekt të procesit legalizues do të kenë mundësi që të marrin këstin e fundit të kompensimit për tokën që iu është zënë nga ndërtimet pa leje.

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka hapur aplikimet, duke iu dhënë mundësinë të gjithë atyre familjeve që ndër vite kanë marrë 70% të vlerës, apo të faturës së kompensimit, të përfitojnë edhe pjesën e mbetur, pra 30% të vlerës duke u kompensuar në mënyrë të plotë.

Drejtori i ATP-së, Erion Çaka tha se në total janë 9667 pronarë që do të përfitojnë ndërsa fondi i vënë në dispozicion në këtë fazë të parë është 3.1 miliardë lekë ose rreth 30 milionë euro.

Në një intervistë dhënë për emisionin “Box to Box” Çaka u ndal edhe dokumentet që duhet të dorëzohen, duke vënë në dukje se procesi i plotësimit të dosjes dhe aplikimet nuk janë të kufizuara në afat.

“ATP fton të gjithë subjektet përfitues/kërkues, të cilët kanë administruar dosje dhe janë trajtuar me 70% të vlerës së përgjithshme të miratuar në VKM, nëse ka ndryshime të rrethit të trashëgimtarëve (të depozitojnë dëshmitë e trashëgimive), kanë revokime prokurash, apo nëse kanë ndryshuar numrat e llogarive, t’i depozitojnë nëpërmjet shërbimit postar në adresën e ATP-së, dokumentacionin (origjinal/të njehsuar me origjinalin)”, thuhet edhe në njoftimin e Agjencisë.

I pyetur nëse Qeveria po shikon mundësinë e rishikimit të ligjit, për t’i dhënë mundësinë e kompensimit në masën 100% të faturës për këto familje, drejtori i ATP tha se ka nisur puna dhe se ndryshimet e ligjit pritet të zyrtarizohen vitin e ardhshëm.

Procesi për kompensimin e familjeve që preken nga ndërtimet pa leje ka nisur në vitin 2010 dhe në harkun e 14 viteve janë më shumë se 10 mijë familje të cilat janë trajtuar nga ATP.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat