Shqipëria Postuar më 13 Shkurt 2025, 14:41

Kompensimi, lëvrohet kësti për 32 vendime të subjekteve të shpronësuara

Nga Elisabeta Dosku
Kompensimi, lëvrohet kësti për 32 vendime të subjekteve

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se në fillim të vitit buxhetor 2025, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 32 vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar, me kërkesë të veçantë, gjatë viteve 2021-2025, nga të cilët: për 6  vendime, subjektet përfitojnë këstin e pestë, për 4vendime, subjektet përfitojnë këstin e tretë; për 22 vendime, subjektet përfitojnë këstin e dytë.

Vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë në fillim të vitit buxhetor 2025, si këst i radhës për 32 vendimet e subjekteve përfitues, është 162 milionë lekë.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

 

Live TV

Të fundit
Analiza 12 Shkurt Dani Rodrik

Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt

Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 12 Shkurt Dani Rodrik

Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt

Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......