Shqipëria Postuar më 1 Gusht 2026, 11:38

Kompensimi i transportit urban për karburantin/ Përfundon afati i aplikimit për linjat, 50 lekë për çdo litër të konsumuar

Nga Elisabeta Dosku

Kompensimi i transportit urban për karburantin/ Përfundon afati i

Data 1 gusht shënon mbylljen e afatit të aplikimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, që të përfitojnë kompensim  prej 50 lekë/litër për karburantin e konsumuar gjatë periudhës mars–prill–maj 2026.

Referuar vendimit të qeverisë përfitimi të bëhet mbi bazën e konsumit real të dokumentuar nga shoqëritë përkatëse.

Shoqëritë e transportit duhet të paraqesin faturat tatimore të furnizimit me karburant, si dhe të dhëna të tjera financiare dhe identifikuese, përfshirë llogarinë bankare dhe numrin unik të identifikimit (NUIS). Në rastet kur subjektet zhvillojnë edhe aktivitete të tjera, ato duhet të dorëzojnë dokumentacion shtesë për të ndarë sasinë e karburantit të përdorur për transport.

Procesi i aplikimit  administrohet nga strukturat tatimore, të cilat do të verifikojnë dokumentacionin dhe do të përcaktojnë përfituesit.

Në total, efekti financiar i kësaj mase vlerësohet në rreth 250 milionë lekë, të cilat do të mbulohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për linjat urbane në kryeqytet.

Kjo masë u morr si paketë-antikrizë me qëllim zbutjen e kostove të rritura të linjave, që erdhi si pasojë e shtrenjtimit të çmimit të naftës në vend.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat