Shqipëria Postuar më 10 Janar 2025, 12:15

Kompensimi i pronave, shtyhet afati - Drafti/ Deri në 2028, përfundojnë pagesat për vendimet përfundimtare

Nga Elisabeta Dosku

Kompensimi i pronave, shtyhet afati - Drafti/ Deri në 2028,

Qeveria ndryshon afatet për të gjithë qytetarët që përfitojnë nga ligji për kompensimin e pronave.

Referuar projektligjit të miratuar nga qeveria, procesi i shqyrtimit të dosjeve, që janë aplikuar përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr 133/ 2015 “ Për trajtimin e Pronës dhe Përfundimin  e Procesit të Kompensimit të Pronave” dhe që janë në proces shqyrtimi pranë Agjencisë, shtyhet me 3 vjet dhe parashikohet të përfundojë brenda datës 31 dhjetor 2027, ndërkohë që afati ka qenë data 31 Dhjetor 2024.

Po ashtu fundi 2027-ës është afati i ri, sipas draftit, ku ATP-ja, vlerëson vetëm financiarisht, të gjitha vendimet përfundimtare të pavlerësuara që kanë njohur të drejtën e kompensimi, duke u shtyrë kështu me tre vite.

Ndryshimet ligjore përcaktojnë se procesi i pagesës për të gjitha vendimet përfundimtare që kanë të njohur të drejtën e kompensimit do të përfundojë deri më 31 Dhjetor 2028.

Në draft citohet se buxheti i shtetit miraton çdo vit buxhetor një fond financiar, jo më pak se 50 miliardë lekë deri në vitin 2028 , i cili do të administrohet nga Agjencia e Trajtimit të Pronave  për realizimin e procesit të kompensimit të pronave.

Qeveria parashikon shtyrjen e afatit shqyrtimin e mbi 7 mijë dosjeve që janë ende pa vendim nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave si kompensimin e mbi 25 mijë vendimeve të arkivuara prej vitesh në institucion.

Bashkë me zgjatjen e afatit për ekzekutimin e mbi 25 mijë vendimeve, Qeveria ka bërë edhe një rishpërndarje të fondit të paalokuar. Nuk është alokuar ende viti i 10, ndaj vlera që i takon këtij viti është rishikuar duke u shpërndarë në 4 vite, por pa shtuar koston për buxhetin e shtetit. Pra, fondi i kompensimit mbetet 50 miliardë lekë, por vetëm është rishikuar shpërndarja e vlerës së mbetur e pa alokuar.

 

Shqipëria 10 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat e huaja?

Dollari amerikan blihet sot me 94.7 lekë dhe shitet me 95.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke fituar pikë nga dita  e djeshme. Monedha europiane......

Live TV

Të fundit
Shqipëria 23 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht duke fituar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.5 lekë......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 23 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht duke fituar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.5 lekë......