Shqipëria Postuar më 15 Korrik 2026, 19:18

Kompensimi i fermerëve me 10% të autofaturës, Tatimet: Kemi marrë kërkesa për 1.85 milionë euro

Nga SCAN TV

Kompensimi i fermerëve me 10% të autofaturës, Tatimet: Kemi

Fermerët kanë vijuar aplikimet për përfitimin e kompensimit 10% përmes autofaturës. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve deri më 14 Korrik 2026 janë dorëzuar 686 aplikime online, të cilat përmbajnë një kërkesë për kompensim në vlerën 1.85 milionë euro. Nëpërmjet rrjeteve të veta sociale tatimet I kanë ftuar fermerët që të plikojnë në platformën e-Filing për të përfituar kompensimin që ju takon.

Në një status të shpërndarë nga Tatimet thuhet:

“Vijon normalisht procesi i aplikimit të fermerëve për përfitimin e kompensimit 10% përmes autofaturës.

Deri më 14 Korrik 2026 janë dorëzuar 686 aplikime online, ndërsa 665 prej tyre janë në proces shqyrtimi ose janë miratuar.

Shuma totale e kompensimit të kërkuar ka arritur në rreth 1.85 milionë euro.

Nëse jeni fermer i regjistruar, aplikoni në e-Filing dhe përfitoni kompensimin që ju takon.

Për asistencë dhe çdo paqartësi lidhur me procesin e aplikimit, na kontaktoni në adresën e dedikuar të emailit: [email protected]”.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat