Shqipëria Postuar më 24 Mars 2026, 13:52

Kompensim për karburantin e transportit publik - Shoqatat rikthejnë në vëmendje “Paketën e Rezistencës” të vitit 2022

Nga Ola Mitre

Kompensim për karburantin e transportit publik - Shoqatat rikthejnë

Rikthimi i skemës së mbështetjes së përdorur gjatë krizës së luftës në Ukrainë është një nga opsionet më të preferuar nga operatorët e transportit, për përballimin e rritjes së çmimit të karburanteve.

Në vitin 2022, transporti publik u përfshi në Paketën e Rezistencës Sociale, një ndërhyrje direkte e qeverisë për të përballuar efektet e rritjes së kostove. Në atë kohë, u vendos që shoqëritë e transportit për linjat qytetase, rrethqytetase dhe ndërqytetase të kompensoheshin me 100 lekë/litër.

Skema e kompensimit parashikonte që operatorët të aplikonin çdo muaj pranë administratës tatimore, duke dorëzuar dokumentacionin përkatës, përfshirë licencën, të dhënat identifikuese dhe faturat e furnizimit me karburant. Administrata tatimore verifikonte kërkesat dhe realizonte disbursimin e fondit.

Efekti financiar i kësaj mase arriti në rreth 430 mln lekë, të përballuara nga fondi i kontigjencës i paketës së rezistencës sociale për vitin 2022.

Ndërkohë, deri më tani masa e vetme e ndërmarrë nga qeveria është ngritja e Bordit të Transparencës, që do të vendosë çmime tavan të detyrueshme për operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve. Po ashtu, është premtuar ulja e akcizës me 20% në rast se çmimi i naftës kalon 220 lekë/litër, por për shoqatat e transportit publik kjo masë konsiderohet e papërfillshme për të garantuar një funksionim normal.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat